Kështu në vitin e kaluar 28 mijë e 925 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në BE. Pas Shqipërisë, për numrin e lartë të azilantëve nga vendet evropiane ishte Rusia me rreth 23 mijë azilkërkues. Në vendin e tretë në këtë listë është Ukraina me 11,090 persona e ndjekur nga Turqia me 10 mijë e 100 persona. Ndërkohë, Kosova renditet e pesta me mbi 9 mijë azilkërkues rishtas në BE më 2016.
Edhe më 2015, Shqipëria dhe Kosova ishin dy shtetet e Evropës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në BE.























