5 raste të reja me koronavirus janë regjistruar dje në Greqi. Mësohet se katër prej të infektuarve kanë pasur kontakte me njerëz me koronavirus brenda vendit, ndërsa një tjetër është rast i importuar nga Londra.
Raportohet se deri më tani numri i të infektuarve në vendin fqinj është 89. Ndërkohë, bëhet me dije se në vend ka nisur mbyllja e disa shkollave, por jo e të gjithave.
Një 67-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Rios është në gjendje të rëndë shëndetësore.



















