Në Leicestershire të Britanisë së Madhe janë gjetur skeletet e një çifti, të vjetra 700 vjet.
Këto skelete ishin të varrosura në një varrezë bashkë me disa trupa të tjerë në një varrezë për të cilën thuhet të jetë e vjetër 700 vjet.
E veçanta e kësaj është se skeletet e çiftit të gjetura në atë varrezë, ishin të kapura dorë për dore.
Arkeologët thonë të kenë parë edhe më herët skelete të çifteve të kapura dorë për dore, por ajo që i intrigon ata është se pse janë varrosur ata trupa në atë lokacion, që është shumë larg kishës kryesore të atëhershme.
Sipas arkeologëve, e vetmja mundësi është që ndoshta ata kanë refuzuar të varrosen në kapësirat e kishës dhe për këtë arsye i kane varrosur aty.




















