Kryeministri serb, Aleksandër Vucic, ka thënë sot se nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi. Vuci ka deklaruar se ky vendim nuk ka të bëjë me sigurinë e tij në Shqipëri, por me agjendën e tij. Ai pritet të marrë një vendim ditën e nesërme.
“Vendimi im nuk varet nga siguria në Shqipëri. Nuk është shqetësim siguria. Vendimi im varet nga agjenda e ditës sime”- u shpreh Vucic.
Ndërkohë kryeministri serb ka thënë se në stadium do të jenë të pranishm 70 studentë serb, të cilët do të mbështesin kombëtaren e vendit të tyre.















