• Latest
  • Trending
  • All

7 refleksione për ndeshjen Itali-Shqipëri

22/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

7 refleksione për ndeshjen Itali-Shqipëri

22/11/2014
in Aktualitet, Histori, Opinion

Alfred Lela

TvSh nuk e transmeton ndeshjen. Pse? Një mister antropologjik

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Është një mister antropologjik guximi i televizionit publik shqiptar (shtetëror në fakt, sepse publikja është diçka ende e pakapur si koncept ndër njerëz e ndër anë tonat) për të mos transmetuar ndeshjet e futbollit të skuadrës kombëtare. Sigurisht, për fat të mirë të fatit tonë të keq kemi si gjithmonë, në komunizëm apo tranzicion, televizionin publik italian, RaiUno, që bën detyrën dhe transmeton ndeshjen e skuadrës kombëtare të vendit të vet. Si është publikja: përfitojnë edhe ata që janë ende nën organizim shtetëror, shqiptarët domethënë! Me një logjikë të thjeshtë, për ndeshjen Itali-Shqipëri publiku shqiptar ka futur në tre raste dorën në xhep: një herë duke paguar taksën e Televizionit shtetëror; një tjetër duke paguar platformën dixhitale private dhe në fund duke ‘shpërblyer’ ekipin kombëtar të futbollit, i cili gjithashtu mbahet me lekët e taksapaguesve. Ironia bëhet edhe më e madhe kur kujton se ndeshja me Italinë ishte një precedent: dy skuadrat kombëtare luanin për herë të parë përballë njëra-tjetrës. Pra duhej të ishte një ndeshje e memories publike dhe ku më mirë se në arkivat e institucioneve publike.

Solidariteti, ose Operacioni ynë ‘Alba’

Ndeshja e së martës, përveçse ishte një përballje e herës së parë, luhej edhe në një kontekst social e historik të mbarsur. Gjenova, qyteti ku zhvillohej ndeshja, pjesë e rajonit të Ligurias, ishte përmbytur nga reshjet e forta të cilat kishin shkaktuar dëme të shumta materiale. Në rrafsh historik, në fushë përballeshin përfaqësueset e dy kombeve të pabarabarta në shumëçka. Here-herë edhe me njëfarë tensioni shkaktuar nga emigracioni problematik shqiptar e si kundërpërgjigje e tij ksenofobi italiane. Tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium, një pjesë e të cilëve mund të konsiderohen shqiptaro-italianë, duke qenë se kanë shtetësi apo janë lindur e rritur në gadishullin Apenin, e duartrokitën himnin e të kaltërve, madje një pjesë e kënduan. Ishte një shfaqje vëllazërimi që e ndesh thuajse kurrë në stadiumet e futbollit, ku jo rrallë ngrenë krye frustrimet e shumta individuale apo kolektive. Në një shkallë modeste solidariteti me gjeste, por edhe të ardhurat nga shitja e biletave që shkuan në ndihmë të të përmbyturve, ishin Operacioni ynë ‘Alba’ në ndihmë të italianëve.

Italianët më në fund habiten për mirë

Një habi me atë që ndodhte në shkallët e stadiumit të Gjenovas e shprehën që mbrëmjen e ndeshjes komentatorët italianë të RaiUno. Duartrokitja e himnit apo edhe të kënduarit e tij, flamurët italianë që u ishin bashkangjitur atyre shqiptarë, e shenja të tjera solidariteti shprehur me anë banderolash të ndryshme u diskutuan edhe të nesërmen apo në ditët në vijim në shtypin e shkruar apo median vizive e online. Gazeta e njohur La Repubblica postonte në sajtin e saj videon ku këndohej himni italian duke e shoqëruar edhe me tekst. Një prej komentuesve shprehte, duke lënë të nënkuptohej edhe njëfarë pendimi për paragjykimet jo të pakta që kanë marrë ndër kohë shqiptarët, ‘çfarë leksioni që na kanë dhënë’. Duke ditur impaktin që ka futbolli në komunikimin e sotëm social e publik, qoftë edhe politik, ndeshja Itali-Shqipëri ishte rasti i përkryer për të riprezantuar një shqiptar normal dhe europian.

Futjet në fushë apo guximi për ta qelbur

…megjithatë nuk kemi dalë ende prej foshnjërisë civike. Teprimi me futjet në fushë të tifozëve shqiptarë, tri të tilla, ishte njëfarë zgjimi prej ngashënjimit të një ndeshjeje që përndryshe do të kishte qenë e përkryer. E pandikuar madje as nga humbja, e cila në ngushtësinë e vet ishte megjithatë një rezultat pozitiv. Qëllimet e ‘thyerësve’ sigurisht ishin të mira dhe aspak kërcënuese, megjithatë shpjegonin një shije të përgjithshme të shqiptarit për mosrespektimin e procedurës, e rregullit, e kufizimeve që edhe në një përballje sportive bëjnë të mundur seriozitetin, etikën dhe estetikën. Futja e dytë, dhe e tretë, pas së parës ngjanin si shprehje e sindromës që ne e njohim mirë përderisa i kemi dhënë edhe një formulim verbal: u bë deti kos. Shpërfilljen që ne kemi ndaj rregullave apo një shijim të kapërcimit të tyre kapur nga ekstaza e çastit e tradhtoi pak spektaklin e solidaritetit dhe bonsensit të shfaqur në atë ndeshje.

Një ndeshje apo match i latinicitetit?

Shkrimtari Ismail Kadare në librin e tij të sapodalë Mëngjeset në kafe Rostand-Motive të Parisit, në një prej sprovave flet edhe, jo për herë të parë, për raportet shqiptaro-serbe. Ai përmend një zili apo smirë të serbëve ndaj shqiptarëve. Sipas tij, ato bazohen te Shkodra dhe Durrësi, ëndrrat për t’i pasur të dy qytetet, dhe te latiniciteti, tek alfabeti latin i shqipes, përballë cirilikut serb. Itali-Shqipëri në njëfarë mënyre e përmbyll logjikën e asaj që ravgon Kadare, në atë se ajo ndeshje ishte më shumë një match, një përputhje, një solidaritet i cili, nuk mund të ishte gjë tjetër veçse një komunikim i latinicitetit të dy popujve atij italian dhe shqiptar. Po të kujtosh ndeshjet e kombëtares italiane me dy skuadra të tjera ballkanase, Serbinë (po në Gjenova) dhe Kroacinë, dhe incidentet e të dyja përballjeve, ndoshta të mjafton për ta përmbyllur kuptimin e latinicitetit për të cilin flet shkrimtari ynë.

Simbolikat e ndryshimit shqiptar

Stadiumi i Gjenovas mbrëmjen e së martës së 14 nëntorit ishte plot me simbolika. Ndonjëra patetike, një tjetër ngashënjyese e ndonjë më tej simpatike. Përveç solidaritetit me të përmbyturit futur brenda fjalëve ‘Populli shqiptar është me popullin e Ligurias’, shfaqeshin edhe dyzimet e pritshme të italo-shqiptarësisë. Një prej tyre kishte të bënte me ‘detyrimin’ për të mbështetur kombëtaren shqiptare kësaj here, edhe pse Italia sërish do duhej në shpirt. Kjo banderolë dukej një variant i ri i asaj të famshmes së dikurshme shpalosur në stadiumet e Botërorit, ku shkruhej ‘jam shqiptar pa leje qëndrimi e megjithatë bëj tifo për Italinë”. Asnjë prej tyre megjithatë, nuk e simbolizonte apo interpretonte shkallaren e ndryshimit të individit shqiptar por edhe të grupit, sa shprehja ‘siamo venutti col gomone adesso abbiamo lo squadrone”. Nuk është se ky pranim i çiltër dhe kjo shpallje e progresit të individit dhe grupit shpjegon gjithçka. Brenda tij është gjithashtu dekompleksimi nga e shkuara jote, të kuptuarit se të lëvizurit dhe zhvilluarit në raport me atë që ke qenë është gjendja natyrale e njeriut. Edhe njëfarë autoironie po deshe, gjithashtu shenjë inteligjence.

Më në fund një skuadër futbolli

Një tjetër shenjë që na bëri miqësorja Itali-Shqipëri, apo refleksion i post-ndeshjes për shenjat që na mbërritën prej saj, ka të bëje edhe me një produkt, që është sa fizik aq dhe shpirtëror: ne kemi më në fund një skuadër futbolli. Jo në kuptimin e 11 lojtarëve, rezervave, trajnerit e stafit, por të një kohezioni dhe filozofie. Më thjeshtë ende, një skuadër që nuk të sikletos, që është shumë më pak ballkanike (e ç’organizuar) se ç’ka qenë, dhe që ka marrë nga pragmatizmi i trajnerit De Biazi, i cili i përket shkollës italiane të futbollit. Kjo ka prodhuar edhe njëfarë habie: tani që skuadra është më mirë se kurrë dhe që ka shfaqur njëfarë qëndrueshmërie, flitet pak për triumfin imagjinar të pjesëmarrjes në finalet e Euro 2016. Ndoshta sepse ajo që kemi dashur në fakt ka qenë diçka më logjike dhe që i ngjan kësaj që kemi arritur aktualisht: një skuadër të respektueshme dhe serioze. Triumfi vjen vetëm si pasojë e këtyre të dyjave.

Previous Post

Historiani Gurakuqi dhe marrëzitë e tij të “luftës civile ‘43-‘45”?!

Next Post

Fitimtarët jemi Ne!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Fitimtarët jemi Ne!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.