• Latest
  • Trending
  • All

7 libra që nuk mund të shmangen në Panair

15/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

7 libra që nuk mund të shmangen në Panair

15/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Historitë- Herodoti / Botimet IDK

Që Historitë e Herodotit të vijnë të përkthyera në shqip pas një‘interpretimi’ të tyre, ky nuk është një lajm i keq. Sidomos kur interpretuesi është një mjeshtër i reportazhit si Ryszard Kapuczinski. Në fakt gazetari polak e quan Herodotin si autorin e parë të reportazheve. Në librin Udhëtime me Herodotin ai përshkon deri diku shtegtimet e historianit antik futur brenda dy perspektivave: atë të një narratori modern në një anë dhe në tjetrën, të një të kufizuari. Kapuçinskit i duhet të raportojë nga vende të Botës së Tretë, për vende që dikur kishin qenë (megjithë arbitraritetin e kësaj) të Botës së Parë të antikitetit. Për t’iu kthyer Herodotit, apo ‘autorit të parë të reportazhit’ sjellë në shqip nga Aleko Minga, duhet theksuar ajo që shënohet edhe në kopertinë të këtij libri: …që bëmave të njerëzve të mos u fashitet kujtimi me kohën. Ky është shërbimi i këtij libri dhe përkthimi në shqip. Herodoti është një tregimtar, sa ç’është një historian; ai është shtegtar por që shpërngulet, jo me ndjesinë e lëvizjes por i shtyrë nga kureshtja e njohjes dhe dijes. Tregimtar, dhe të ndershëm, e bën këtë autor të antikitetit, jo vetëm stili por edhe theksimi i burimeve: këtë e di sepse e kam dëgjuar nga delfianët…por miletasit shtojnë edhe disa hollësi. Ndoshta edhe një ‘manual gazetarie’, por më shumë një doracak në histori dhe kulturë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Fugë për violinë-Tedi Papavrami / UET-Press

Një libër i hajthëm i shkruar nga një burrë i hajthëm, dalë nga kujtime të hajthme për një qytet dikur të hajthëm. Qyteti është Tirana, kujtimet janë për të dhe botën e saj, djali është Tedi Papavrami dhe libri titullohet ‘Fugë për violinë’. Për të mund të shkruhet gjatë, por sidomos shkurt është e këshillueshme. Sepse fëmijëria që na rrëfen Tedi në libër është si një rrufe: ajo ndodh në atë grimëkohë që i duhet një kalamani për të kuptuar se ai nuk është i zakonshëm. Ai e di këtë me anë të instinktit, jo dijes apo informacionit që i mbahet një fëmije si ai me një baba si i tiji. Libri, pashmangshëm, dhe ndoshta paarsyeshëm, duket sikur është më shumë për Tiranën se për Papavramët. Por ky perceptim nuk ka rëndësi sa ç’ka për shembull, ndershmëria e rrëfimit dhe detajet e tij. Pavarësisht tendosjes së frazës, dmth punës me të, fjalitë janë jokërcitëse. Në të kundërt, janë, siç sugjeron vetë titulli, ‘Fugë për violinë’.

Enciklopedi Antologjike e mendimit shqiptar / Plejad

Nuk duhet t’i mungojë një biblioteke. Vëllimi i parë i Antologjisë (me tri të tilla) hapet me një fjalim të mbajtur prej Gjon Gazullit në prani të papë Nikollës V, Romë 1451, për të kaluar te Marin Barleti, Zef Valentini, Faik Konica, Lazër Shantoja e me radhë pena e emra rrezellitës të kulturës shqiptare. Përmbledhja është siç e thotë vetë fjala ‘antologji’ nga greqishtja ‘një tufë me lule’: fjalime, letra, traktate, pjesë nga libra, polemika, shkrime për gazeta e revista etj. Bëhen bashkë duke mbrujtur një korpus të mendimit shqip. Vëllimet janë gjithashtu përpjekje për një histori të popullit dhe jo vetëm të mendimit. Të çmuara më shumë pikërisht tani kur historia shihet si interpretim i vullnetit të pushtetit apo ideologjisë. Siç thotë në parathënie prof. Shaban Sinani “përmbledhja do t’i shërbejë jo vetëm kuptimit të historisë sonë, por sidomos vetënjohjes”. Antologjia është në njëfarë mënyre edhe një koleksion i humanistëve shqiptarë. Humanizmit, jo në kuptimin e njerzillëkut, por të vetëdijes për humanen dhe gravitetin që siguron ajo. Përpjekjes për t’u lëvduar dhe punës për këtë trilogji të nevojshme për Bibliotekën Shqip mund t’i bëhet edhe një vërejtje: editori apo kuratori i përmbledhjes Ndriçim Kulla e vendos emrin në krye duke ‘synuar’ veprën. Qëmtimi dhe përmbledhja janë të tij, jo shkrimet e atyshme dhe ndoshta për këtë arsye duhej ndjekur një praktikë më modeste, ta zëmë amerikane, dhe emri të vendosej në fund të kapakut si ‘editor’. Gjithashtu titulli i përmbledhjes ndoshta do të mjaftonte në formën Antologji e Mendimit Shqiptar, siç ka qenë në botimin I.

Mëngjeset në kafe Rostand- Ismail Kadare /Onufri

Në fakt çdo botim i Kadaresë, i secilit zhanër letrar, do ta siguronte një vend të sigurt në shortlistën e librave që duhen blerë në Panairin e përvitshëm të Librit në Tiranë. ‘Mëngjese në kafe Rostand’, njëfarë ‘Ftesë në studio 2’, edhe më shumë kështu. Një arsye ka të bëjë me atë se prej Kadaresë nuk pritet asgjë më shumë a më pak se një ‘habi letrare’ dhe e dyta, se laboratori krijues i shkrimtarëve është posaçërisht tërheqës për lexuesit. Të kujtojmë se autobiografia e Gabriel Garcia Markezit është shitur më shumë se të gjithë librat e tij. Mëngjeset…e Kadaresë janë në njëfarë mënyre kohë autobiografike, një prezantim i orëve, në mos të krijimit, të paktën të ndërmjet-krijimit. Po deshe edhe ‘të krimeve’ që ka kryer shkrimtari në ndërkohën deri te shkrimi. Me ‘krim’ kupto ingranazhet apo episodet që i kanë vënë në lëvizje këta mekanizma që kanë prodhuar më pas aktin apo mrekullinë e krijimit. Por ka edhe një arsye të tretë, që ndoshta është edhe madhorja: Kadare merret për ngjarjen që përbën mbërritja e tij në qytet. Më saktë për vendin që zë në traditën e Lexuesit Shqiptar ripërsëritja e tij. Duke qenë se ai është, tashmë prej disa dekadash, tradita jonë letrare, në njëfarë mënyre është edhe Qyteti dhe Qytetërimi Ynë.

Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More-Nikos Kazantzaki/ TOENA

Të përkthyera nga origjinali, pra nga greqishtja, nga një përkthyese e talentuar si Maklena Nika, Udhëtimet… e Kazantzakit janë një brilant në zhavorrin e shumtë të botimeve apo përkthimeve nga gjuhët e huaja. Shënimet e udhëtimit, një gjini popullore, janë shumë më shumë se kaq nën penën e një mjeshtri të letërsisë si Kazantzakis. Siç e thekson edhe në parathënie të librit, Kazantzakis i afrohet botës si krijues “i cili lufton kundër një substance të fortë…”. Udhëtimet… janë një seri veprash, një shtegtim, ekskursion, quaje si të duash, në vise e rajone të botës. Por më shumë, nëpërmjet fjalës, përtej ‘ah”-ut të saj, siç thekson autori, ato janë një rrugëtim drejt lirisë, drejt një shpengimi, atij final. I tillë sa vetë Kazantzakis e cilëson: “siguria se nuk ekziston shpërblimi, të të mbushë me gëzim, krenari dhe burrëri”. Për lexuesit e Udhëtimeve…ekziston megjithatë një shpërblim pa rrezikuar asgjë: kultura e vendeve të huaja që nëpërmjet përthyerjeve mjeshtërore të Kazantzakit bëhen të tuat, kthehen në vende ku edhe ti ke shkelur.

Fillimet- Preç Zogaj/ UET-Press

Preç Zogaj është për esenë politike njëfarë Kalorësi i Urdhrit Publicistik. Për ata që e kanë paragjykuar Zogajn ‘se shkruan libër sa herë këmben pozicionin politik’, Fillimet… ndoshta është përgjigjja ekselente. Është një libër përfundimisht i ndershëm i tij, dhe duket se është shkruar me sytë nga historia apo dokumentimi i saj serioz dhe i paanshëm, dhe jo taktikat apo shpagimet politike. Libri sjell skenat, prapaskenat, dramat dhe sigurisht groteskun e Lëvizjes së Dhjetorit për t’u zgajtur nëpër shpinën me gunga të ngjarjeve deri në Mocionin e Besimit në Partinë Demokratike. Në faqet e tij gdhenden me mjeshtëri personazhe të kohës dhe koha vetë. Do të gjeni portretizime të Berishës e Ramës dhe secili është dhënë me baraslargësinë e dikujt që i ka njohur të dy dhe me radhë i ka simpatizuar dhe ndërtuar për ta një stigmë, që për një liberal si Zogaj është e kuptueshme. Fillimet… i këshillohet jo vetëm kuriozëve të politikës shqiptare, gazetarëve të kronikës politike, komentatorëve, por sidomos atyre që pjesë të historisë së re të fillimeve të tranzicionit do t’i parapëlqenin të rrëfyera me lehtësinë e dikujt që me fjalën ka raport intim.

Letër që na vjen pas vdekjes- Rudolf Marku / UET-Press

Çfarë janë shkrimet e Rudolf Markut të përmbledhura në këtë libër? Nuk mund të jenë vetëm një gjë, pasi janë shumë gjëra: më shumë në fakt janë frymë e gjërave. Lezha është gjithkund e pranishme nëpër ese dhe hija e saj e brishtë dhe impozante njëheri, duket sikur rrëfen një metahistori për veten dhe autorin. Rudolfi, me lëndë të pikasur me dashuri e kujdes, ndërton një qytetërim paralel me Lezhën e vet. E merr atë ultësirë perëndimore të Shqipërisë të quajtur dikur Albania Vennetta (Shqipëria veneciane) dhe e rindërton. Duke u munduar ta nxjerrë nga grija e socializmit. Personazhet e eseve të Rudolfit, përfshirë edhe veten, janë atipikja e asaj kohe dhe jo tipikja. Tragjikja sidomos, sepse asgjë atipike nuk mund të mos përfundonte në tragjikë. Merr për shembull Marka Fanën, që me aq dritë të dhimbshme e përshkruan autori në një prej eseve. Atë që bredh nëpër Lezhë me thesin e gurëve mbi shpinë: njëfarë Sizifi i bregdetit dhe malsisë, që i duhet ta bartë shkëmbin dhe rrotën e tij të mundimit pambarim. Sigurisht, po ta pyesim Rudolfin ndoshta do të na thotë se pakgjë ka mbetur nga Lezha e tij e dikurshme. Por jo për ata që nuk janë nga Lezha. Për ta, Lezha është bërë një qytet i përjetshëm: nëpërmjet eseve të librit “Një letër që na vjen pas vdekjes” të Rudolf Markut.

Previous Post

Besnik Mustafaj: Vendosa ta lë politikën për letërsinë

Next Post

Enver Hoxha lejoi UDB-në të pushkatonte në Shqipëri mbi 1000 shqiptarë të Kosovës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Enver Hoxha lejoi UDB-në të pushkatonte në Shqipëri mbi 1000 shqiptarë të Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.