Sipas policisë, një burrë ka dalë nga shtëpia e tij që në ora 10:30 në mëngjes dhe më nuk është kthyer, e as që është lajmëruar.
Me të marrë informacionin, njësitet e nevojshme policore, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative për gjetjen e personit në fjalë, të cilin pa shenja jete e kanë gjetur në rrugën në “Xheladin Hana ” në Prishtinë, saktësisht në një puset (shaktë).
Bëhet fjalë për viktimën, Sh. D 64 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ë Ligjore për obduksion, ndërkohë që me rekomandim të Prokurorit të Shtetit është hapur rasti, ‘Vdekje në rrethana të dyshimta’.
Aktualisht hetuesit rajonal për hetimin e krimit, janë duke punuar me një intensitet të shtuar në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.























