• Latest
  • Trending
  • All

60-vjetori i themelimit të Asamblesë së Kombeve të Robëruara Europiane

13/08/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

60-vjetori i themelimit të Asamblesë së Kombeve të Robëruara Europiane

13/08/2014
in Histori, Kulture

Në kujtim të Vasil Gërmenjit

Ky vit shënon 60-vjetorin e themelimit të Asamblesë së Kombeve Europiane të Robëruara, e njohur shkurtimisht si ACEN (Assembly of Captive European Nations) më 20 shtator, 1954. Kjo organizatë, që nepërmjet Komitetit “Europa e Lirë”, financohej nga buxheti i qeverisë federale amerikane, ishte në të vërtetë një koalicion i përfaqësuesve politikë e kulturorë të arratisur nga nëntë ish vende komuniste të Europës Lindore dhe Qëndrore, të cilat kishin mbetur nën influencën e Bashkimit Sovjetik, pas mbarimit të Luftës së dytë Botërore. Në Asamble përfaqësoheshin Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lithuania, Polonia dhe Rumania. Asamableja, me qëndër në New York dhe me zyra në Bonn, Londër dhe Paris, si objektiv të veprimtarinë së saj kishte për qëllim, “Çlirimin e këtyre vendeve nga diktatura komuniste me mjete paqësore, për të edukuar opinionin publik mbi gjëndjen aktuale përtej perdesë së hekurt, si dhe për të siguruar mbështetjen dhe bashkpunimin e institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare”, për veprimtarinë e saj. Ndër aktivitetet më të njohura gjatë ekzistencës së saj, përveç botimeve të ndryshme për të informuar publikun mbi gjëndjen në botën komuniste, ajo promovonte çdo vit një javë dedikuar vendeve nën regjimet komuniste, gjatë së cilës ndër të tjera informoheshin zyrtarisht anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbi gjëndjen në vendet e tyre nën komunizëm. Java e tretë e korrikut ishte caktuar me dekret të presidentit të Shteteve të Bashkuara, si “Java e Kombeve të Robëruara” nga komunizmi dhe Shtëpia e Bardhë lëshonte çdo vit një deklaratë me këtë rast.

Asambleja e Kombeve Europiane të Robëruara u themelua pas miratimit nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të disa deklaratave mbi të drejtat e njeriut, pas Luftës së Dytë Botërore, por të cilat jo vetëm që nuk zbatoheshin nga vendet komuniste, por dhunoheshin në mënyrën më flagrante që mundej. Qëllimi i përfaqsuesve të këtyre vendeve anëtare të Asamablesë, ishte që së bashku, të ishin një burim i autorizuar dhe i besueshëm informacioni mbi ato që po ndodhnin në vendet përtej perdesë së hekurt dhe njëkohësisht të shërbenin si forum diskutimi dhe qendër e shkëmbimit të lirë të mendimeve. Materialet e botuara nga ACEN-i shpërndaheshin nepër shkolla, universitete dhe institucione të ndryshme, anë e mbanë Amerikës dhe botës, në anglisht dhe gjuhë të tjera. Komisione të ndryshme të Asamblesë së Kombeve të Robëruara Europiane, përpilonin raporte të ndryshme dhe deklarata zyrtare mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në vendet komuniste mbi persekutimin e fesë, mbi të drejtat e grave dhe mbi gjenocidin, ndër të tjera subjekte. Udhëheqsit e ACEN-it udhëtonin brenda dhe jashtë Amerikës dhe takoheshin, përveç zyrtarëve më të lartë amerikanë, edhe me udhëheqës ndërkombëtarë, si një veprimtari e nevojshme për të informuar botën mbi gjëndjen e këtyre vendeve nën komunizëm si edhe mbi shkeljen e egër dhe dhunimin e të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës komuniste. Me fjalë të tjera, e gjithë veprimtaria e tyre kishte për qëllim që të mos harroheshin vendet e robëruara nën komunizmin sovjetik, ndërkohë që organizonin ekspozita anti-komuniste ku tregoheshin persekutimet komuniste ndaj kundërshtarëve të tyre, ndërsa dokumentoheshin edhe standardet e ulëta të jetesës në vendet komuniste. Këto ekspozita çfaqeshin, jo vetëm anë e mbanë Amerikës, por dhe në qytete të ndryshme botërore. Mirëpo, nga fundi i 60-ave dhe fillimi i 70-ave, filloi të binte mbështetja zyrtare për ACEN-in dhe si përfundim, veprimtaria e kësaj organizate filloi të bie gjithashtu. Ishte kjo periudha e politikës së detantës midis dy superfuqive të mëdha të kohës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Por megjithëkëtë, kjo organizatë ka një histori prej dy dekadash veprimtarie të dalluar, në mbështetje të parimeve të Kartës së Atlantikut, të zbatimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, në luftën e saj për realizimin e aspiratave të drejta që të gjithë popujt të gëzojnë lirinë njerëzore dhe pavarësinë kombëtare.

Vasil Gërmenji, i treti i ulur nga e djathta.
Nga e djathta, Vasil Gërmenji, Prof. Nexhat Peshkëpia dhe Monsinjor Zef Oroshi.
Vasil Gërmenji i pari djathtas me Peshkop Fan Nolin

Interesat e secilit vend anëtar të ACEN-t përfaqësoheshin nga komitetet kombëtare të krijuara në Shtetet e Bashkuara. Në rastin e Shqipërisë, ishte Komiteti “Shqipëria e Lirë”, organizata që përfaqësonte interesat e Shqipërisë në këtë forum dhe njëkohësisht shërbente si burim informacioni mbi gjëndjen e vendit nën regjimin komunist. Komiteti “Shqipëria e Lirë” ishte pasardhës i dy Komiteteve Kombëtare të mëparshme të cilat ç’prej vitit 1949 punuan drejtë qëllimit për çlirimin e atdheut nga regjimi komunist. Më 1964, Asambleja e Kombeve Europiane të Robëruara zgjodhi për kryetar të saj Vasil Gërmenjin, anëtarin e “Komitetit Shqipëria e Lirë” që drejtohej nga Dr. Rexhep Krasniqi, kryetar dhe Idriz Lamaj, sekretar.

Zgjedhja e Vasil Gërmenjit si kryetar i Asamblesë gëzoi shumë komunitetin e vogël shqiptaro-amerikan të asaj kohe, sepse, sipas gazetës “Shqiptari i Lirë”, përfaqsuesit më të shquar politikë të Europës lindore dhe qëndrore kishin zgjedhur një shqiptar si kryetar të radhës të organizatës së tyre në botën e lirë. Vasil Gërmenji ishte i njohur mirë jo vetëm në radhët e emigracionit shqiptar, por çka ishte edhe më e rëndësishme, ai njihej shumë mirë edhe në qarqet ndërkombëtare dhe ato të politikës amerikane. Nga disa të dhëna të gazetës “Shqiptari i Lirë”, organ i Komitetit “Shqipëria e Lirë” të vitit 1964, mësohet se Vasil Gërmenji ishte bir i Telemak Gërmenjit dhe nip i Themistokli Gërmenjit, i pari i vrarë nga grekët dhe i dyti i vrarë nga francezët, si rezultat i intrigave greke. Historia shqiptare e njeh familjen e Vasil Gërmenjit si një familje atdhetarësh të shquar që luftuan dhe flijuan veten, vetëm e vetëm që Shqipëria dhe kombi shqiptar të jetonin të lirë dhe të pavarur.

Si bir i kësaj familjeje të shquar, megjithëse në mërgim, ai ishte i destinuar nga fati t’i shëbente Atdheut. I dalur nga një edukatë e fortë shqiptaro-franceze dhe i frymëzuar nga politika dhe letërsia franceze, Vasil Gërmenji kishte një besim të thellë në lirinë dhe në pavarsinë e kombit të vet si dhe në lirinë individuale dhe në të drejtat bazë të njeriut. Si i tillë, ai angazhon veprimtarinë e tij politike në Shtetet e Bashkuara duke luftuar kundër çdo formë tiranie, e imponuar nga mbrenda ose nga të huajt. Me këto ndjenja të forta për liri dhe demokraci për veten dhe kombin e vet, Vasil Gërmenji, para se të arratisej nga Shqipëria — shërbeu si profesor në Shkollën Teknike të Tiranës, por detyrohet të largohej nga Atdheu më 1939, duke kundërshtuar zaptimin e vendit nga të huajt dhe më vonë, kundërshton me çdo mjet dhe me çdo mënyrë edhe diktaturën komuniste të imponuar nga një rreth i ngushtë individësh, të cilët gjoja në emër të popullit, për pothuaj një gjysëm shekulli hodhën në mjerim mbarë kombin dhe zbatuan një terror të paparë anti-njerëzor ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist.

Fati dhe tradita familjare e kishte caktuar Vasil Gërmenjin që të jepte kontributin e vet në përpjekjet e asaj kohe për çlirimin e Atdheut të vet nga zgjedha komuniste, si njëri prej përfaqsuesve më të dalluar të diasporës anti-komuniste shqiptare në botën e lirë. Ai e zhvilloi këtë veprimtari duke filluar nga viti 1953 kur shërbente si anëtar i Ekzekutivit të Komitetit Kombëtar ”Shqipëria e Lirë”, ndërsa ç’rej vitit 1956 shërben si anëtar i Komitetit “Shqipëria e Lirë” me qëndër në New York dhe si përfaqsues i këtij komiteti pranë Asamblesë së Vendeve të Robëruara Europiane. Megjithëse për një kohët shkurtë, unë kisha fatin ta njihja Vasil Gërmenjin, për mua dhe për të gjithë ata që e njohën atë, Vasil Gërmenji ishte i palodhëshëm në punën për të mirën e Atdheut dhe posedonte një dedikim të rrallë dhe dasshuri për Atdheun. Ai kishte një vet mohim si rrallë kush ndaj asaj që në atë kohë e cilësonim si “çështjes shqiptare”, me të cilën nënkuptohej liria dhe demokracia për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre. Vasil Gërmenji besonte se pa çlirimin nga komunizmi i të gjitha vendeve të Europës Lindore e Qendrore, nuk do të kishte liri as për Shqipërinë dhe shqiptarët, andaj përveç çështjes shqiptare, Vasil Gërmenji njihej edhe si veprimtarë në favor të lirisë dhe demokracisë edhe për vendet e tjera ish-komuniste të Europës. Si i tillë, ai fitoi mirënjohjen dhe besimin e kolegëve të tij në organizatën e ACEN-it, duke e zgjedhur atë kryetar të Asamblesë së Kombeve të Robëruara Europiane më 1964.

Kur drejtohej nga Vasil Grëmenji dhe në përgjithësi gjatë gjithë ekzistencës së saj, konsiderohet se organizata ACEN ka dhënë një kontribut të çmuar drejtë lirisë dhe demokracisë në Europë, duke njoftuar botën mbi persekutimet komuniste dhe duke dënuar në mënyrën më të ashpër Bashkimin Sovjetik dhe satelitët e tij për shkeljet e të drejtave bazë të njeriut anë e mbanë Europës Lindore dhe Qëndrore. Asamblea përpiqej, gjatë verimtarisë së saj, që të njoftonte jo vetëm vendet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara, por mbarë botën — përfshirë organizata siç ishin Këshilli i Europës, NATO dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara — se komunizmi, si ideologji prekte gjithë botën si një sëmundje ngjitëse. Qëllimi dhe shpresa ishte se si rrjedhim atëherë bota nuk do të harronte fatin e keq që kishte goditur vendet komuniste, dhe si përfundim, shpresohej se më në fund, kur bota ta kuptonte rrezikun që vjen nga komunizmi, një gjë e tillë do të nxiste fillimin e procesit të rivendosjes së lirisë dhe demokracisë në vendet satelite komuniste sovjetike.

Falë punës së rëndë të Vasil Gërmenjit dhe përfaqsuesve të tjerë europianë në Asamablenë e Vendeve Europiane të Robëruara, veprimtaria e saj gjatë viteve kishte siguruar edhe admirimin e përfaqsuesve më të lartë të politikës amerikane për veprimtarinë e saj në fushën e lirisë dhe të pavarësisë së kombeve. Presidenti amerikan Lyndon Johnson, me rastin e 10-vjetorit të themelimit të ACEN më 1964, në një mesazh drejtuar asaj me këtë rast shkruan se Asambleja e Vendeve të Robëruara Europiane , “Ka ndihmuar t’i kujtojë botës se sigurimi i lirisë nuk është një objektiv bisedimesh vetëm për vendet e Azisë dhe të Afrikës, por edhe për shumë vende të tjera, si ato të Europës.” Presidenti Johnson me atë rast shprehu “Shpresën se anëtarët e Asamblesë së Vendeve të Robëruara Europiane do të shohin një ditë realizimin e shpërblimit të vetëm që ata kërkojnë, e që është rivendosja e plotë e lirisë dhe e pavarësisë së kombeve që ranë nën thundrën e diktaturës komuniste pas Luftës së Dytë Botërore.”

Vasil Gërmenji dhe patriotët e tjerë shqiptarë të gjeneratës së tij, megjithëse fatkeqsisht nuk jetuan të shihnin Shqipërinë e lirë dhe demokratike dhe as Kosovën e lirë dhe të pavarur, ata nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre duke promovuar në botën e lirë shpirtin liridashës të kombit shqiptar si dhe dëshirën e tij për tu radhitur në “klubin” e kombeve të lira të kontinentit europian. Nuk do të kishte shpërblim më të madh për këta patriotë si Vasil Gërmenji, se sa integrimin e plotë dhe sa më të shpejt të Shqipërisë dhe të Kosovës në të gjitha organizmat euro-atlantike. Një gjë e tillë do të realizonte ëndërrën e këtyre patriotëve — të cilëve zemëra s’u pushonte kurrë së rrahuri për Atdheun e tyre — që kombi shqiptar më në fund të jetojë në liri, në paqë dhe në drejtësi të përhershme me veten dhe me të tjerët.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021
Post Views: 71
Previous Post

Ishujt Solomon vendi i 108 që njeh Kosovën si shtet të pavarur

Next Post

Pollogu goditet nga vala e të nxehtit

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Pollogu goditet nga vala e të nxehtit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.