Zyrtarët në shtetin indian, Uttar Pradesh, e kanë pranuar se furnizimi me oksigjen ishte ndërprerë, por kanë thënë se ky nuk ishte shkaktari i vdekjeve të fëmijëve.
Shumica e viktimave po trajtoheshin për encefalitet.
Vdekjet e tyre ndodhen përgjatë një periudhe pesëditore, nga e hëna, në spitalin “Baba Raghav Das” në Gorakhpur. Tridhjetë prej tyre vdiqën mes të enjtes dhe premtes, njofton ky spital.
Zyrtari i rrethinës Gorakhpur, Anil Kumar, e ka pranuar se ka pasur problem me pagesat e furnizuesit, por shtoi se vdekjet mund të jenë shkaktuar nga shkaqe natyrale pasi shumë pacientë ishin shtruar në spital në gjendje të rëndë.






















