• Latest
  • Trending
  • All

A është “mirë me qen shqiptar”, vetëm në stadium? 

11/09/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 10 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

A është “mirë me qen shqiptar”, vetëm në stadium? 

11/09/2023
in Aktualitet

Të dielën në darkë duke zbritur shkallët e stadiumit ende më buçisnin në vesh thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe ritmi i këngës: “ti Shqipëri më jep nder”. 

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kori i tifozëve vazhdonte ti gërthiste ato si i dehur, sikur të donte të zgjaste atë delir që vetëm në një ndeshjeje futbolli mund të provohet. Ndonëse, po aq sa të tjerët edhe unë i kisha të acaruara kordat vokale, sidomos pas golave të Asanit dhe Dakut, e kisha kapur veten të shqiptoja vetëm thirrjet oe,oe, oe, pas refrenit “o sa mirë me qenë shqiptar”. Një ndjesi e brendëshme më frenonte të shpallja me bindje se është më mirë të jesh shqiptar sesa gjerman, polak, apo eskimez. 

Në fakt, asnjëherë nuk më ka pëlqyer patriotizmi folklorik që shpaloset në shkallët e stadiumeve, ku sipas modelit komercial të Digitalb, i këndohet “flamurit më të bukur në botë”, ku shahen nga motra shtetet armiq, madje edhe kur nuk janë fare pjesë e garës, ku i thuret himn një konstrukti etnikisht të pastër, që gëlon vetëm në ëndërrat e një pakice nacional-ekstremiste shqiptare. 

Por, pavërësisht nga këto stërhollime, që në ato momente, aty rreth e rrotull, nuk i interesonin askujt, koret disa mijrash vazhdonin të këndonin. Ndoshta stadiumi dhe kombëtarja janë të vetmet simbole përbashkuese që e bëjnë njeriun shqiptar, ta shpalosë me krenari përkatësinë e tij dhe të mburet me identitetin e vet. Në pushim të ndeshjes kishim shëkëmbyer një bisedë të shkurtër dhe bërë një fotografi me një emigrant nga Kanadaja, që më tha se kishte udhëtuar enkas për të mbështetur ‘të kuqtë”. Ai u largua dhe e pashë nga larg të këndonte të njëjtat refrene pas golit të dytë të Dakut. Nuk e di dhe s’kisha si ta pyesja, se cilat qenë arsyet që e kishte lënë këtë vend. Ndoshta mund të ishin ato të zakonshmet. Një jetë më e mirë, një e ardhme më e sigurtë për fëmijët, apo motive të ngjashme me të gjithë të tjerët që vendosin të thonë lamtumirë. Nuk e di se me ç’djenjë ishte larguar prej këtu, por jam i bindur se shumica e të tjerëve si ai, kthejnë kurrizin me shprehjet “ne s’do bëhemi dot kurrë, këtu nuk ka shpresë, si lëmë dot kalamajtë të rriten këtu”, etj. Me këtë mendësi i’a ka mbathur nga sytë këmbët, ndoshta njëherë e përgjithmonë, gati një e treta e popullsisë. Madje edhe ata që vijojnë të jetojnë e kanë të stampuar këtë lloj psikoze pesimiste. Po kur vjen puna, kur veshin fanelën e kuqe të tifozit të Shqipërisë, papritmas transformohen. Aty për aty ndihen krenarë për atë që janë. Pikturojnë fytyrat me ngjyrat e një flamuri për të cilin tregohen indiferentë në jetën e përditshme. Blejnë me kacidhet e fundit shallë, kapele, fanela të kuqe për t’u ndjerë mirë në sigurinë që të jep të qenit pjesë e një bashkësie. Paguajnë para nga buxheti i tyre, ndoshta i pamjaftueshëm, për të udhëtuar nga larg dhe për të siguruar një biletë, në mënyrë që ti përkasin një kori që i përkëdhel origjinën, sedrën dhe ndjenjën e përkatësisë.

Më vonë, kur njerëzit qenë shpërndarë dhe zhurma ishte shuar, u mundova ta krahasoj atë masë me turmat që mblidhen në manifestimet dhe mitingjet e partive. Ndonëse aty i shpërblejnë për të vajtur, i premtojnë vende pune dhe legalizime, u japin lekë në këmbim të dorëzimit të kartave, u ofrojnë tapi apo fshirje detyrimesh nga listat, nuk e sheh kurrë këtë entuziazëm xhenuin. Në këto lloj manifestimesh, i paguajnë, i joshin dhe porsa largohen edhe nëse kapin ndonjë gjë, pjesa më e madhe e turmës përsërit nën zë të zakonshmen: “është e kotë, ky vend nuk bëhet”. 

Ndërsa në ditë si kjo e të dielës së fitores fantastike kundër Polonisë ata zbrisnin shkallët e stadiumit duke kënduar se sa krenari i jepte fakti i të qenit shqiptar. Dhe një pjesë janë po të njëjtët.

Natyrisht, kur vë re këtë ndryshim dhe tenton të bësh këtë krahasim, nuk mund të biesh pre e përfundimeve klishe se në ç’gjendje të mjerueshme është katandisur klasa jonë politike. As ta krahasosh rrefuzimin ndaj saj, me emocionet, pasionin apo zemërdridhjen që të fal magjia e futbollit, e cila është, diku më pak, apo dikur më shumë, e papërsëritshme në mbarë rruzullin. Por ama, shkëndija që ndez në mënyrë befasuese, çdo histori suksesi e kombëtares, sa herë që ajo ndodh, nuk është një sinjal që mund të neglizhohet. Përtej paragjykimeve që kanë një pjesë njerëzish si unë, për nacionalizmin folklorik dhe për përdorimin naiv të ndjenjës patriotike, fakti se edhe i shprehur në këtë formë, entuziazmi që arrin të ngjallë kombëtarja, përbën një virus ngjitës, është domethënës. Ai tregon se sa etje ka ky mjedis për simbole suksesi, për fitore që i ndajmë në mënyrë të barabartë të gjithë, për beteja nga të cilat askush të mos ndihet i përjashtuar, për ndjenjë përbashkësie dhe vlera që na unifikojnë. Ai tregon se çfarë shkëndije mjafton për të kaluar nga fatalizmi, se ky vend nuk bëhet, te të ndjerit krenar për përkatësinë që ke. 

Të tëra këto ishin ngjizur së bashku në një dy orësh magjik, që do të zgjatej edhe pak, kur duke zbritur shkallët e stadiumit, ajo masë e madhe vazhdonte të shpërndante në eter thirrjen “o sa mirë me qenë shqiptar”, të cilës unë i bashkohësha vetëm me pasthirmat “oe, oe, oe”. Ata do ta vazhdonin festën edhe disa çaste në rrugët e qytetit, deri sa zërat e tyre të mpakeshin e të shuheshin nëpër natë. Të gjithë e dinin se e nersërmja do të ishte një ditë e zakonshme, ku do të bënin dhe thonin të njëjtat gjëra si përherë.

Post Views: 87
Previous Post

Shënoi golin që vulosi fitoren, çfarë simbolizon tatuazhi i Mirlind Dakut “Katana 138”

Next Post

Reportazhi i medias gjermane/ Spastrim etnik në Luginën e Preshevës, shqiptarët në Serbi ndihen të braktisur nga Tirana

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Reportazhi i medias gjermane/ Spastrim etnik në Luginën e Preshevës, shqiptarët në Serbi ndihen të braktisur nga Tirana

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.