• Latest
  • Trending
  • All

Lufta e shqiptarëve dhe serbëve për pushtetin perandorak në Stamboll

03/09/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 11 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lufta e shqiptarëve dhe serbëve për pushtetin perandorak në Stamboll

03/09/2021
in Aktualitet

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025
Daut Dauti
Sokollu Mehmed Pasha (1505 – 1579) ka qenë ndër vezirët më të aftë të Perandorisë Otomane. Ai njihet edhe si Mehmet Pashë Sokoloviq për shkak se ka qenë serb. Gjatë qeverisjes së tij si kryeministër, peranadoria u zgjerua në mënyrë të konsiderueshme dhe u krijua një siguri e brendshme që rezultoi me prosperitet të qytetarëve të saj. Ai kishte ndërtuar një rrjetë të gjërë të spiunëve në shtetet evropiane dhe merrte vesh se çka ndodhte gjithandej dhe me ndihmën e tyre shpesh edhe i trazonte këto shtete. Prandaj, vrasja e Sokollus, apo Sokoloviqit, shkaktoi habi. Pashën e vrau një njeri i cili kishte kërkuar audiencë me të. Ky njeri e nxori thikën e fshehur dhe e therri pashën, i cili vdiq pas disa orëve. Kur rojet e sollën vrasësin para sulltanit, ai nuk mund të fliste për shkak se ishte rrahur aq shumë sa që vdiq sapo e nxorrën nga zyra.
Kjo vrasje shkaktoi interpretime konspirative. Disa mendonin se vrasësi ishte një dervish radikal dhe e vrau Sokoloviqin për shkak se konsideronte që ai i favorizonte të krishterët. Në masë të madhe flitej se vrasja ishte porositur nga vetë gruaja e Sokoloviqit e cila e kishte zënë në vepër duke bërë dashuri me një djalë të ri. Disa mendonin se rojet që e rrahën për vdekje vrasësin ishin shqiptarë. Me këtë veprim u pengua vrasësi që të mos tregonte se porositësi ishte shqiptar. Asnjë nga këto teori nuk mund të merren të sakta për shkak se nuk mund të vërtetohen sikur që nuk u vërtetua as kush ishte vrasësi saktësisht.
Sokoloviqi erdhi në pushtet pas dy serbëve tjerë, Semiz Ali Pashës dhe Damat Rrustem Pashës. Ky i fundit ndoshta ka qenë kroat, por gjuha e tyre amtare ishte e përbashkët. Megjithatë, gjatë qeverisjes së Sokoloviqit në pallatin perandorak ka ekzistuar një luftë e ashpër për pushtet në mes shqiptarëve dhe serbëve. Lufta nuk ka pasur karakter të kuptimit nacionalist të sotshëm, por kundërtheniet mes këtyre dy grupeve kanë ekzistuar, së paku në nivelin etnik. Sokoloviqi afër vetit i mbante dy pashallarë të fuqishëm. Njëri ishte Ahmed Pasha kurse tjetri Lala Mustafa Pasha dhe që të dy ishin serbë. Ky grup ka qenë më i gjërë dhe ka përbërë një klikë të fuqishme të pallatit.
Klikës tjetër i printe Sinan Pasha (1506 – 1596) , rreth të cilit gravitonin shqiptarët e pushtetshëm së bashku me katër vëllezërit e tij. Këtij grupi njerëzit e asaj kohe i referoheshin me “ata që flasin shqip”. Sinan Pasha kishte lindur në fshatin Topojan të rrethit të Prizrenit dhe ngritja e tij në pushtetin e perandorisë ka qenë e shpejtë dhe e befasueshme. Kishte filluar si shërbëtor personal i ushqimit të sulltanit dhe përfundoi si kryeministër. Të gjithë besonin se ky grup ishte themeluar nga Sinan Pasha. Në realitet, siç vërteton Noel Malcolm, pas këtij grupi ka qëndruar Safija, sulltane validja shqiptare e cila e urrente Sokoloviqin. Prandaj, Safija ia vuri syrin Sinan Pashës që kur ai, pothuaj si fëmijë, hyri në pallat dhe i bënte presion sulltanit që ta promovonte me pozita të larta. Gradualisht, Safija e ndërtoi rrugën që Sinan Pasha të bëhej Vezir i Madh (kryeministër).
Gjërat ndryshuan kur në Stamboll nga Ulqini erdhi Bartolomeo Bruti. Para se të nisej, nëna i kishte thënë Bartolomeut:”shko drejt te kusheriri im, Sinan Pasha”. Me këtë klika shqiptare mori edhe një përforcim. Kur Sinan Pasha po e përgatiste Bartolomeon që ta dërgonte në Moldovë, për pozitën e dytë në këtë vend, Sokoloviqi u alarmua. Në mënyrë që ta parandalonte këtë gjë, dhe për ta dobësuar këtë grup, e arrestoi Bartolomeon. Sokoloviqi ishte aq i fuqishëm sa që e mbante ulqinakun në burgun e tij privat që e kishte ndërtuar në sarajet e veta dhe i kërcënohej me konvertim në mysliman ose me vdekje. Ky ishte rast konfrontimi i këtyre dy grupeve për shkak se Sinan Pashës i duhej të intervenonte.
Kur një ditë Sinan Pasha dhe Sokoloviqi u takuan në paradhomën e zyrës së audiencës së sulltanit u fjalosën dhe i bërtitën aq shumë njëri tjetrit sa që dukej se do të vriteshin. Rojet e sulltanit nuk guxuan të intervenonin se këta dy ishin kolosë të vërtetë. Puna shkoi aq larg sa që intervenoi sulltani që të qetësoheshin. Më në fund Bartolomeo Bruti u lirua, por me kusht që ta lëshonte vendin e të shkonte jashtë territorit të perandorisë otomane. Megjithatë, Sokoloviqi nuk hoqi dorë dhe dërgoi agjentë që ta vriste Bartolomeon sa ishte në Dubrovnik, por nuk pati sukses dhe më vonë Sinan Pasha ia doli që ta dërgonte Bartolomeon në Moldavi nga ku e kishte për detyrë të punonte për pushtimin e Polonisë.
Kur vdiq Sokoloviqi, të gjithë menduan se Sinan Pasha do ta zëvendësonte. Por, kjo nuk ndodhi dhe në pushtet erdhi një shqiptar tjetër, Shemsi Pasha, i cili qeverisi më pak se gjashtë muaj. Pastaj, sërish dy serbë tjerë, Ahmed Pasha dhe Lala Mustafa Pasha, të cilit nuk i zgjati pushteti. Më në fund, në vitin 1580 Sinan Pasha erdhi në pushtet dhe shërbeu tri herë si kryeministër dhe tregoi aftësi të mëdha qeverisëse. Me qeverisjen e tij u hapë rruga që shqiptarët të vinin më lehtë në këtë pozitë.
Sidoqoftë, Sokoloviqi para se të vdiste bëri një veprim për Serbinë që atëherë nuk kishte shumë domethënie. Ai, së bashku me pashën tjetër serb, Rrustemin, kishin tentuar disa herë që ta ringjallnin Kishën Ortodokse Serbe, të cilën e kishte shpërbërë sulltani së bashku me shtetin serb. Më në fund Sokoloviqi ia arriti që ta bindtte sulltan Sylejmanin e Madhërishëm që kësaj kishe t’i kthehej autonomia dhe në këtë mënyrë Serbia të kontrollohej më lehtë. Patriarkati i Kishës Ortodokse në Stamboll e kundërshtoi këtë akt, por më shumë se ankesë nuk mund të bëhej në vendimet e sulltanit. Sokoloviqi i premtoi sulltanit se kisha serbe nuk do ta kundërshtonte sundimin perandorak dhe për patriark e emëroi vëllaun e vet, Makarien, kurse qendrën e vendosi në Pejë.
Dhe, Kisha Ortodokse Serbe vërtetë nuk e kundërshtoi sundimin otoman deri kur Serbia mori statusin e autonomisë. Nga atëherë, sidomos pas pavarësisë së shtetit serb (1878), kjo kishë mori rolin fashist për ta luajtur edhe sot.
Previous Post

1 vit nga pakti me Trump/ Biden pro marrëveshjes: SHBA-ja inkurajon Kosovën e Serbinë! Zbatoni moratorumin, ndalni…

Next Post

Anglia akuzon: Tifozët hungarezë, abuzime raciste / Johnson kërkon hetim nga FIFA

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Anglia akuzon: Tifozët hungarezë, abuzime raciste / Johnson kërkon hetim nga FIFA

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.