• Latest
  • Trending
  • All

Engel: SHBA të mos bashkëpunojë me Gjykatën e Posaçme të Kosovës – nëse ajo ndjek vetëm shqiptarë

06/11/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Engel: SHBA të mos bashkëpunojë me Gjykatën e Posaçme të Kosovës – nëse ajo ndjek vetëm shqiptarë

06/11/2020
in Aktualitet

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, tha të enjten se Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë ka ndjekur vetëm shqiptarët ndonëse ligji për krijimin e saj nuk bën dallime etnike.

Në një reagim të zotit Engel pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për t’u përballur me drejtësinë thuhet se ai “tregoi respekt për sundimin e ligjit duke dhënë dorëheqje nga pozita e tij për t’u përballur me akuzat e prokurorisë së gjykatës së posaçme”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Zoti Engel tha se Kongresi do të vëzhgojë nga afër punën e Gjykatës së Posaçme për t’u siguruar se garanton sundimin e ligjit dhe të drejtat e të akuzuarve në këtë rast dhe në rastet tjera.

 

“Sidoqoftë, më duhet të shpreh shqetësimin tim të thellë rreth mënyrës se si gjykata e ka ushtruar mandatin e saj. Statuti që ka krijuar Gjykatën e Posaçme nuk e ka kufizuar fushën e veprimit të saj vetëm te shqiptarët. Ligji që ka krijuar gjykatën thotë se juridiksioni i saj shtrihet mbi krime serioze të lidhura me luftën që kanë ndodhur në Kosovë përgjatë një periudhe të caktuar të luftës. Mjerisht, duket se po vepron si gjykatë etnike – e tillë që ndjekë vetëm krimet e pretenduara të shqiptarëve”, tha ai.

Zoti Engel nënvizoi se kushdo qe kryen krime serioze të luftës duhet të ndiqet penalisht, pavarësisht përkatësisë etnike. “Por, shumica e krimeve në Kosovë përgjatë kësaj periudhe janë kryer nga ushtria e Millosheviçit gjatë fushatës gjenocidale të spastrimit etnik. Ngre pyetje jashtëzakonisht serioze fakti qe edhe pse ligji mbi të cilin është krijuar gjykata e posaçme nuk bën dallime etnike, ajo ka ndjekur vetëm shqiptarët”.

Ai tha se mbyllja e Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës në ish Jugosllavi, vetëm e ka zmadhuar këtë boshllëk serioz sepse “kryesit serb nuk përballen më me ndonjë mekanizëm ndërkombëtar të drejtësisë. Në të njëjtën kohë, gjykatat serbe, me vetëm disa përjashtime, nuk i kanë vënë ata para drejtësisë. Për më tepër, vrasësit e shtetasve amerikan, vëllezërve Bytyçi, nuk janë sjellë para drejtësisë, pavarësisht se të njëjtit janë identifikuar dhe janë duke jetuar në Serbi”.

Në reagimin e tij zoti Engel thotë se e kupton që “qeveria e Serbisë dhe zyrtarët ushtarakë të cilët ishin të përfshirë në gjenocid janë shumë larg mundësive të Gjykatës së Posaçme. Por kjo nuk e çliron atë nga detyrimet e veta për të ndjekur kryesit sipas ligjit, edhe në mungesë. Rrjedhimisht, i bëj thirrje departamentit amerikan të shtetit dhe departamentit të drejtësisë për të analizuar punën e gjykatës së posaçme dhe të sigurohen që nuk po shënjestërohen njerëz në bazë të etnisë së tyre si dhe të ndalojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunimin e tyre me gjykatën nëse ka gjetje se e njëjta e ka bërë një gjë të tillë”, thuhet në reagimin e zotit Engel.voa

Previous Post

Aktakuzat nga Gjykata Speciale/ Protestë popullore, mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues

Next Post

Britania fillon një rishikim të përshpejtuar të vaksinës së AstraZenekës për COVID-19

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Britania fillon një rishikim të përshpejtuar të vaksinës së AstraZenekës për COVID-19

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.