Qyteti i Coventry në Angli u shokua pas gjetjes së një djali 5-vjeçar të vdekur. Deri më tani gisht në këtë ngjarje dyshohet se ka një grua 49-vjeçare, e cila është arrestuar nga policia.
Ekspertiza mjeko-ligjore po investigon gjithçka lidhur me ngjarjen, autoritetet po kërkojnë gjithçka edhe në shtëpinë e tij.
“Nuk mund ta besoj, është një tragjedi absolute dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo vdekje e tmerrshme.
Humbja e çdo jete veçanërisht një kaq e re është gjithmonë e dhimbshme dhe ne e dimë se kjo do të shkaktojë shumë tronditje dhe shqetësim. Një i dyshuar është arrestuar dhe është e rëndësishme që t’u lëmë kohë detektivëve që të hetojnë plotësisht rrethanat rreth vdekjes,” tha shefi i rajonit.