Pavarësisht nga përkatësia shtetërore, 83 për qind të banorëve të kantonit kanë deklaruar se në shtëpi e flasin gjermanishten e Zvicrës (Schweizerdeutsch), transmeton albinfo.ch. Kjo përqindje është e barabartë me atë të gjithë Zvicrës gjermane. Megjithatë në Kantonin më të madh fqinj, atë të Cyrihut gjermanishtja e Zvicrës flitet më pak, gjegjësisht nga vetëm 76 për qind e popullatës.
Ndërkaq pjesa që mbetet, pra 17 për qind e banorëve të Kantonit Thurgau që në shtëpi nuk flasin “schweizerdeutsch”, ndahet në mes të italishtfolësve, që janë 6 për qind, shqiptarëve ose shqipfolësve, 5 për qind dhe atyre që flasin portugalisht dhe serbisht e kroatisht, nga 3 për qind secili grup.
Me fjalë tjera, me 5 për qind folës të shqipes mund të konsiderohet se në këtë kanton jetojnë më shumë shqiptarë se në mesataren e Zvicrës, që, është reeth 3 për qind.






















