Në pikë kalimet Merdare, Dheu i Bardhë dhe Muqibabë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë përsëri janë krijuar kolona me pritje të gjata.
Departamenti i Policisë Kufitare, njofton në një komunikatë për medias se edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, sot në ditët e vikendit në pikë-kalimin kufitar Merdare, Dheu i Bardhë dhe Muqibabë janë krijuar kolona me pritje të gjata kryesisht në dalje të Republikës së Kosovës që lidhet me Serbinë.
Informacionet e orës 12:30 tregojnë se në Merdare kolona në hyrje nuk ka ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth rreth (2) kilometra me pritje të cilat zgjasin për rreth 3-5 orë.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolona në hyrje është e gjatë diku rreth (1) kilometër me pritje prej 40 min-1 orë, ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth rreth (2) kilometër me pritje të cilat zgjasin rreth 2-3 orë.
Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë kolona në hyrje nuk ka, ndërsa në dalje kolona është e afërsisht prej rreth rreth (1) kilometër me pritje të cilat zgjasin rreth 1-1.30 orë.
Zyrtarët policor thonë se nga ana tyre puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















