• Latest
  • Trending
  • All

OKB, mësime nga shqiptarët që shpëtuan hebrej

02/02/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

OKB, mësime nga shqiptarët që shpëtuan hebrej

02/02/2019
in Edukimi, Histori, Kulture

Në një konferencë të organizuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, drejtues të kësaj organizate thanë se ndihma e Shqipërisë për popullin hebre gjatë holokaustit mbetet një shembull i fuqishëm i guximit dhe integritetit përballë egërsisë naziste.

Siç njofton nga Nju Jorku korrespondenti i Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi, në konferencë folën përfaqësues të Shqipërisë, të vendeve të tjera dhe të diasporës shqiptare në SHBA.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Konferenca titullohej: “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrejve në Shqipëri gjatë holokaustit”. Ajo organizohej nga Departamenti i Komunikimit Global të OKB-së, në bashkëpunim me misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Kongresin Hebraik Botëror.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Alison Smale, tha se shpëtimi i hebrenjve nga Shqipëria gjatë holokaustit mishëron parimet e deklaratës universale të të drejtave të njeriut, se çdo njeri ka të drejtën e jetës, lirisë dhe sigurisë së personit. Ajo tha se ky shembull është sidomos i rëndësishëm në botën e sotme kur njerëzit kudo në botë janë dëshmitarë të rritjes së populizmit, ksenofobisë, neonazizmit dhe grupeve të urrejtjes.

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, tha se shqiptarët i dërguan botës një mesazh ndriçues dhe të fuqishëm përmes historisë së mikpritjes, sakrificës dhe harmonisë fetare, një mesazh që nevojitet shumë në botën e sotme. “Jam krenare sot që nderoj trashëgiminë e popullit shqiptar dhe që jam pjesë e një kombi, i cili qëndroi në anën e drejtë të historisë, në kohën e duhur dhe mori vendimin e drejtë,” tha zonja Kadare.

​Ajo tha se nuk duhet harruar kurrë thelbi moral i besës, që është kultivimi i tolerancës dhe respektit ndaj çdo qënieje njerëzore, pavarësisht nga origjina apo feja e tyre.

Image
Besiana Kadare

Presidenti i Kongresit Hebraik Botëror, Ronald Lauder, filantrop i njohur, tha se Shqipëria qëndron veç vendeve të tjera si një ndër përjashtimet e pakta në Evropë që shfaqi një fisnikëri të tillë. Ai tha se e kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, por indiferenca dhe dënoi sidomos indiferencën që, sipas tij, shfaqet sot në disa vende, ku kandidatë për poste politike përqafojnë platforma anti-semite ose anti-izraelite.

Anna Cohen, pasardhëse e një familjeje hebraike, e lindur dhe e rritur në Vlorë, foli për respektin e popullit shqiptar ndaj hebrejve, që ajo tha se nuk e harron kurrë, ndërsa Majlinda Myrto, drejtoreshë ekzekutive e fondacionit “Eye Contact” ndau me të pranishmit historinë e shpëtimit të hebrejve nga familja e bashkëshortit të saj në Shqipërinë e vitit 1943.

Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, tha se nuk habitet për faktin që shqiptarët në Shqipëri shpëtuan hebrenj gjatë holokaustit, sepse kjo është një traditë shqiptare dhe me shumë rëndësi. Gjatë viteve kur Shqipëria sundohej nga një diktator, – tha ai, – populli shqiptar nuk e humbi kurrë forcën dhe vullnetin për t’u çliruar një ditë dhe për të qenë një demokraci.

Jonathan Cohen, përfaqësues në detyrë i Shteteve të Bashkuara në OKB, tha se “ne njohim dhe admirojmë traditën shqiptare të tolerancës fetare dhe të fisnikërisë njerëzore, e cila bëri që hebrejtë të gjenin në Shqipëri një strehë të sigurtë për t’u mbrojtur nga nazistët.” Kjo histori e pranimit dhe guximit, – tha ai, – është një shembull për ne të gjithë, sepse sot, në shumë vende të botës, komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në këtë aspekt, siç është rasti i shtypjes në Birmani, Siri apo Venezuelë, ku shumë qeveri nuk guxojnë të ngrejnë zërin, madje marrin në mbrojtje ata që kryejnë krime.

Image
Pamje nga konferenca

Tahir Kukaj, imam i qendrës kulturore islame në Staten Island të Nju Jorkut, tha se fotografitë e hebrejve dhe shqiptarëve të vendosura në sallën e konferencës janë të ekspozuara edhe në xhaminë e tij. Ato, tha ai, na janë dhuruar nga Kolegji i Unionit Hebraik për të nderuar dhe përkujtuar ata heronj. Ne i edukojmë të rinjtë tanë me frymën e mikpritjes dhe të besës. “Shqiptarët që shpëtuan hebrej nuk ishin superheronj, por ishin njerëz. Ne nuk jemi as superheronj dhe as batmen; nuk ka nevojë të jesh superhero të shpëtosh jetë njerëzore, por duhet të jesh njeri,” tha imam Kukaj.

Cafo Boga, biznesmen dhe financier nga Nju Jorku, tha se historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët nuk është treguar e plotë. “Më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë kufijve gjeografikë të Shqipërisë. Të njëjtat histori të shpëtimit të hebrenjve kanë ndodhur edhe në Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni, apo në Greqinë veriore. Dhe më duket se aktet e tyre po harrohen nëse ne fokusohemi vetëm te Shqipëria”. Ai tha se për këtë arsye, ambasadorja e Kosovës duhet të ishte lejuar të fliste në këtë forum. Mënyra se si hebrejtë u trajtuan nga shqiptarët është mënyra shqiptare e mikpritjes, tha zoti Boga.

Ambasadorja e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, nuk e ndoqi deri në fund diskutimin dhe më pas i tha në telefon Zërit të Amerikës se i vjen keq që organizatorët nuk ia dhanë fjalën në konferencë. Shpëtimi i hebrejve gjatë luftës, tha ajo, ishte një akt i shqiptarëve si komb dhe jo vetëm i një pjese të tyre.

Ambasadori i Austrisë në OKB, Jan Kickert, tha se i vjen turp si austriak për faktin që bashkatdhetarët e tij nuk treguan guximin e treguar nga shqiptarët gjatë Holokaustit.

Ish Kongresmeni Joe DioGuardi tha se zbulimi i historisë së shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët nuk filloi në vitin 2007, siç thuhet ndonjëherë, por shumë më herët, në vitin 1990, kur ai bashkë me kongresmenin e ndjerë Tom Lantosh vizituan Shqipërinë. Kjo histori, tha ai, kishte qendruar e shtypur nën komunizmin dhe askush dinte gjë. Zoti DioGuardi tha në Konferencë se në shpëtimin e hebrenjve nuk duhet harruar kontributi i Kosovës, ku njerëzit krijuan një rrjet të nëndheshëm për këtë qëllim. Prandaj, shtoi ai, është për të ardhur keq që Izraeli ende nuk e njeh Kosovën.

Në konferencë ishte ftuar edhe familja Biçaku nga Librazhdi që shpëtoi 26 hebrej gjatë luftës. Qemal Biçaku komentoi kështu për Zërin e Amerikës:

“Ata erdhën nga Beogradi. Kishin besim në familjen tonë. Familja e ruajti traditën dhe i mbajti në shtëpi. Fshati bashkëpunoi, fisi Hasa dhe Biçaku. Të dy fiset me dashuri dhe respekt të madh arritën t’i shpëtojnë hebrejtë.”

Zoti Biçaku tha se familja e tij erdhi nga Shqipëria me shpenzimet e tyre për të shprehur respekt ndaj aktit të fisnikërisë dhe humanizmit që treguan pasardhësit e tyre. “U faleminderit atyre që na bënë ftesën, por nuk na erdhi mirë (që nuk mundëm të flasim në konferencë), sepse një kumtesë të vogël sadopak ne duhet ta kishim dhënë.”

Doktoreshë Anna Cohen i tha Zërit të Amerikës se ajo ka një kujtim dhe dëshiron t’u japë një mesazh shqiptarëve që shpëtuan hebrenj gjatë luftës:

“Unë jam bija hebraike e Shqipërisë. Kur isha e vogël, sepse siç e dini unë jam nga Vlora, bëja gjithmonë një vizatim ku dukej perëndimi i diellit dhe një varkë me flamurin shqiptar dhe flamurin izraelit. Dhe thosha: Sa mirë sikur një ditë këta flamurë të mund të bashkohen. A do të ndodhë kjo ndonjëherë? Pa shihni çfarë po bëhet tani me flamurin shqiptar e izraelit dhe me atë varkën! Ajo varkë është mbushur plot me njerëz që vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Është mbushur me turistë që vijnë të shikojnë Rrugicën e Hebrenjve që bëra unë në vitin 2006.” “Njerëzit që vijnë e vizitojnë kanë filluar të kuptojnë rëndësinë e këtij populli të thjeshtë që në atë kohë mori në gjirin e tij gjithë izraelitët dhe nuk i la të vdesin. Prandaj unë ju falenderoj nga zemra që na keni shpëtuar.”/VOA

Post Views: 151
Tags: shqiptaret
Previous Post

Shqiptarja nga Zvicra fiton çmim të rëndësishëm në film

Next Post

Kim Mehmeti: Millosheviçi po e fiton luftën e humbur falë burrështetasve shqiptarë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Kim Mehmeti: Millosheviçi po e fiton luftën e humbur falë burrështetasve shqiptarë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.