Kosova është paditur nga kompania gjermane “ACP Axos Capital Gmbh”, që u shpall fitues në procesin e shtijës së 75 përqind të aksioneve në Vala e Telekom. Vendimi i Qeverisë që shpallte fitues këtë kompani ishte zhvleftësuar nga mos miratimi në parlamentin e Kosovës.
Kompania pretendon se është dëmtuar financiarisht dhe kërkon si dëmshpërblim një shumë që varion deri në 500 milionë euro, varësisht prej vlerësimit të gjyqit.























