Autoritetet kanë arritur të shpëtojnë 163 njerëz dhe kanë gjetur 42 trupa deri më tash, në afërsi të portit Rosetta.
Katër pjesëtarë të ekuipazhit që drejtonte barkën janë arrestuar lidhur me incidentin, kanë thënë zyrtarët egjiptianë.
Ata dyshohen për trafikim me njerëz, raportojnë zyrtarët ligjorë.






















