Dhe sot kur flasim për ditëlindjen e tretë, sigurisht duhet bërë edhe bilance, nxjerrë konkluza dhe bërë analiza se cila është gjendja aktuale.
Para se t’i “çelim letrat”, duhet thënë se janë shumë faktorë që kanë ndikuar që lajmi.net të jetë këtu ku është sot, lartë! Përdorimi dhe shfrytëzimi i të mirave që ofron fillimisht interneti, e më pas rrjetet sociale, pastaj ndërlidhja e tyre me konceptin e të bërit lajm, kanë qenë pikat më të forta që portali ynë të jetë në çdo celular, tablet apo desktop. Kjo është mundësuar nga ekipi i jashtëzakonshëm që ka punuar qysh nga dita e parë dhe të cilët duhet falënderuar edhe sot për përkushtimin dhe angazhimin e pashoq.
Ka qenë dhe është ekipi i përbërë nga gazetarët dhe stafi teknik që për asnjë moment brenda 24 orëve nuk e lë lexuesin të mërzitet, por i ofron lajme dhe materiale nga me të ndryshimet. Duke parë që media online ofron mundësi të jashtëzakonshme, së pari për informim të drejt dhe të pavarur, pastaj edhe për gjëra tjera që lexuesi ka nevojë, lajmi.net është angazhuar të sjellë risi pa pardon. Sot, ne si portal iu shërbejmë lexuesve, përveç lajmeve dhe ngjarjeve ditore nga vendi dhe bota, edhe kuriozitete, receta, video, fotografi, lifestyle, argëtim, etj.
Dhe meqë lexuesi ynë vazhdon të jetë tepër besnikë, por edhe dashamirë i asaj që ofrojnë duke sjellë te ne lexues të rinj, ne nuk do t’i zhgënjejmë ata. Jemi të lumtur që t’ju informojë se shtëpia jonë mediale së shpejti do të sjellë projekte të reja, fillimisht me emisionin e parë që do ta lansojmë së shpejti e që ka të bëjë më showbizz, e më pas edhe emisione tjera nga sporti, politika, gastronomia, etj.
Dhe tash t’ju kthehemi “letrave”, statistikave – bilancit. Lajmi.net aktualisht ka mesatarisht 400-500 mijë vizita brenda ditës me tendencë rritje permanente, gjë që e rendit në mesin tri portaleve më të lexuara jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Po ashtu, profili zyrtar i lajmi.net në Facebook numëron afërisht 850 mijë ‘like’ dhe është në mesin e tri portaleve më të mëdha shqiptare edhe në këtë rrjet social. Ndërkaq, sa i përket aktivitetit në Facebook, është numër një pas asnjë dilemë.
Dhe tash t’ju kthehemi “letrave”, statistikave – bilancit. Lajmi.net aktualisht ka mesatarisht 400-500 mijë vizita brenda ditës me tendencë rritje permanente, gjë që e rendit në mesin tre portaleve më të lexuara jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Po ashtu, profili zyrtar i lajmi.net në Facebook numëron afërisht 850 mijë ‘like’ dhe zë vendin e dytë në mesin e portaleve kosovare edhe në këtë rrjet social. Ndërkaq, sa i përket aktivitetit në Facebook, është numër një pas asnjë dilemë.
Ndërsa, e fundit, por më e rëndësishmja, lajmi.net është zotuar dhe përcaktuar që të mos bëjë kompromis me besueshmërinë.
Ju faleminderit!























