Guvernatori i Gaziantepit, Ali Yerlikaya, duke folur për agjencinë, ka thënë se policët kishin marrë informacione se militantët e IS-it ishin duke u fshehur në një shtëpi në qarkun Sahinbey. Ata më pas ndërmorrën një operacion për të kapur militantët e dyshuar. Militantët kishin shpërthyer eksplozivët kur kanë parë se nuk mund t’i ikin policisë, njofton Anadolu.
Akoma nuk është e qartë se sa sulmues vetëvrasës kanë qenë të përfshirë në këtë incident.
“Fatkeqësisht, tre policë turq kanë rënë martir dhe tetë njerëz, përfshirë katër sirianë janë plagosur”, ka thënë Yerlikaya për Anadolu.
Agjencia turke raporton se në mesin e të plagosurve një person është në gjendje kritike.






















