• Latest
  • Trending
  • All

3 kunguj dhe Shqipëria europiane – Nga Përparim Kabo

30/04/2023

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 13 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

3 kunguj dhe Shqipëria europiane – Nga Përparim Kabo

30/04/2023
in Aktualitet

Dje ndalova tek një shitore frutash dhe zarzavatesh. Është një ritual imi, që e bëj, së paku dy herë në javë; të martën dhe të premten.

Isha pak me nxitim, sepse në një orar të caktuar duhej të mbërrija në shtëpi. Shitësja është një grua e shkathët dhe shumë punëtore, e qetë dhe korrekte në komunikim. Po bëja gati mallrat, që në fakt ishin disa, ndërkohë që hynin për një gjë të vetme qytetarë dhe i vendosnin në peshë. Shitësja u thoshte kaq e aq dhe, kryesisht, shpenzonin fare pak. Tek-tuk, dikush më thoshte: Më fal, se hyra pa radhë!

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

U thoja: Vazhdo, por pak shpejt!

Kur isha duke mbyllur punët e mia, pranë meje u afrua një grua e shkurtër, pak e bëshme, e veshur me një pardesy të viteve ‘80, të shekullit të kaluar. Vuri mbi peshore 3 kunguj dhe priti që të dëgjonte sa kushtonin. Pa ardhur përgjigjja, vuri dhe një të katërt, që mbante ende në duar.

600 lekë, – i tha shitësja. Zonja e vjetër në moshë, ia nisi muhabetit: Dmth 200 lekë copa.

Diçka më pak, – ndërhyri shitësja, – por mos na vono.

Plaka nisi të rrëmonte për qindarkat e kungujve.

Nënë, – i thashë- merri dhe lëre, se i paguaj unë, se jam me nxitim. Po jo, – pse të m’i paguash ti?

Ndërkohë, u kthye nga unë dhe më njohu.

Oh, profesori! Sa kënaqësi! Të ndjek në televizor dhe mbushem…

Edhe unë kam qenë pedagoge…

I hodha dorën në shpatull dhe i thashë: Jemi kolegë dhe ju jeni e nderuar!

Fjalët e mia u përzienë me një mallëngjim. Ajo grua, që kishte punuar rreth 40 vite dhe kishte përgatitur breza me studentë, ishte veshur si 40 vite më parë dhe çmonte se një kungull me 200 lekë të vjetra e rëndonte xhepin e saj të varfër.

Shumë faleminderit! – tha, por me aq dashuri dhe gëzim, dhe u largua.

Unë mbarova punë, pagova dhe u nisa për te makina. Kur lashë qeset, u kujtova që nuk kisha paguar kungujt. U ktheva dhe i thashë shitëses: Më fal, se nuk pagova kungujt!

Nxorra një monedhë letër, 5 mijë lekëshe. Ja, mbaji këtu!

Po ik, o profesor, – ma preu shitësja. Mos e thyej, lëre!

Ata kunguj janë ata në buzë të trotuarit, që ne i shesim me çmim shumë të ulët, se janë të ndenjur, dhe…, që të mos i hedhim, ua ofrojmë hallexhinjve.

Këto fjalë më vranë në zemër… Pra… kungujt për kolegen time, ishin ato mbeturinat pranë kalbësirave.

Eh, Shqipëria ime/jona europiane!

Ca flasin për botoksin, ca për veshjet e shtrenjta, ca për pushimet luksoze, ca për çmime apartamentesh dhe për jahte…

Por, ajo që edukoi dhe formoi breza, matet me 3-4 kunguj, që të kalonte një apo dy vakte ushqim…

© Përparim Kabo – 29 prill 2023.

Post Views: 92
Previous Post

Turistët po vijnë. Por nuk ka kush t’i presë!

Next Post

Një propozim absurd fetaro-diplomatik i Abazoviçit për Kosovën – Nga Shaban Murati

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Një propozim absurd fetaro-diplomatik i Abazoviçit për Kosovën - Nga Shaban Murati

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.