Burime të sigurta bëjnë me dije se Instituti i Shërbimit Informativ Shtetëror ka përgjuar 3 deputetët e mazhorancës të cilët kanë qënë pjesë e grupit të kontrollit që inspektoi këtë institucion. Nisur nga ky fakt, mësohet se deputetët Pirro Lutaj, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu i kanë dërguar sot një letër kreut të SHISH-it, Visho Ajazit për të dhënë llogari para Kuvendit në lidhje me përgjimet.
Mësohet se letra zyrtare i është dërguar Visho Ajazit para 3 ditësh, pas verifikimit të disa shkeljeve.
Raporti i 3 deputetëve për verifikimet në SHISH është dorëzuar edhe në komisionin e Sigurisë, i cili ka zhvilluar mbledhje me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.
Më herët në media ka qarkulluar lajmi se edhe kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta si dhe kryeopozitari Basha janë përgjuar nga SHISH.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















