• Latest
  • Trending
  • All

28-29 Nëntori, apel për ndërgjegjësim dhe prosperitet demokratik

23/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

28-29 Nëntori, apel për ndërgjegjësim dhe prosperitet demokratik

23/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Kastriot ALIAJ

Do ta filloj këtë shkrim me një thënie monumentale të patriotit dhe luftëtarit të madh të luftës për pavarësi Isa Boletinit, i cili thoshte: “Unë jam mirë, kur asht’mirë Shqipnia’. Kjo thënie e thjeshtë mbart në vetvete një filozofi, por përbën edhe një mësim historik për politikanët e sotëm, që ndryshe nga ata të cilët shkrinë gjithçka për pavarësinë, këta po e shfrytëzojnë Shqipërinë për tu pasuruar dhe jo për ta demokratizuar. Kështu që edhe këtë radhë, në këto ngjarje me vlera të mëdha historike, faktori politik shqiptar nuk do të ketë kurajon qytetare dhe emancipuese për ti kujtuar dhe festuar së bashku këto festa madhore. Kjo filozofi primitive, është një fyerje që u bëhet këtyre dy ngjarjeve kulmore, që përbëjnë historinë më të ndritshme të kombit tonë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Festimi i të dy ngjarjeve madhore historike, për nga pesha,rëndësia dhe mesazhi që u transmetojnë ato brezave, janë edhe momente reflektimi për shoqërinë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për politikën që vazhdon të demostrojë ndasi dhe papërgjegjshmëri. Ka kaluar më shumë se një shekull, që ne kemi prodhuar aq shumë histori ngjarjesh aq sa nuk kemi prodhuar gjatë gjithë historisë së ekzistencës si populli më i vjetër në hapësirën Ballkanike. Këtë histori duhet të dijmë ta nderojmë, ashtu siç ka rrjedhur në realitet, me zikzaket dhe paradokset e saj. Zërat që mundohen ta fashitin dhe mënjanojnë 29 Nëntorin, duke e shkrirë atë në një datë me 28 Nëntorin, se gjoja këtë datë e paska caktuar Enver Hoxha, me porosi apo urdhër të ish. Jugosllavisë së Titos, gabohen rëndë. Këto zëra janë po ato që me të njëjtin avaz, duan të deformojnë dhe shtrembërojnë faktet historike, për të cilat nuk flasin vetëm dokumentet tona por edhe ato të kancelarive Europiane që ishin prezente me përfaqësuesit e tyre pranë forcave nacional çlirimtare. Por më tepër se kushdo, këtë datë historike e vendosën ata që derdhën gjak dhe flijuan jetën e tyre për liri e prosperitet demokratik pa e ditur se çfarë do të ndodhte më vonë me sakrificat, ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

Respektimi i të dy ngjarjeve të mëdha me vëmendjen që u takon, na bën jo vetëm të vetëdijshëm përpara historisë, por edhe për tu treguar të tjerëve dhe sidomos fqinjëve tanë, se shqiptarët çdo ngërç historik e kanë zgjidhur me tru dhe jo me bajonetë. Shembulli më domethënës që e përveçon identitetin tonë kombëtar, është shpallja e pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912, në një situatë të acaruar e të mbarsur me agresivitet dhe me synime për coptim. Vendimi historik i Kuvendit të Vlorës, nën udhëheqjen e diplomatit Ismail Qemali, arriti të parandalojë programet antishqiptare të fqinjëve shovinistë si dhe ato të franko-rusëve, që kishin një mentalitet të vjetër bizantin, për ta asimiluar popullin tonë nga hapësirat e gadishullit Ballkanik. Shpallja e pavarësisë ishte një fitore legjitime e të gjithë trevave shqiptare, që kishin derdhur lumenj gjaku në shekuj, kundër sundimtarëve të ndryshëm. Shqipëria për herë të parë u deklarua shtet, duke kurorëzuar dhe finalizuar aspiratën dhe shpirtin kryengritës, të shqiptarëve në të gjitha trojet, kundër sundimit të Perandorisë Osmane, si dhe politikës së vjetër të fqinjëve tanë shovinistë. Ky event historik mbante në vetvete epokën e lavdishme të Skënderbeut, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Lidhjen e Pejës, Kongresin e Manastirit, si dhe kryengritjet e vazhdueshme antiosmane të viteve 1910-1911.   Por, shteti ri Shqiptar i sapolindur nuk mundi të kishte jetë të gjatë, sepse shpërthimi i Luftës së Parë Botërore e ktheu Shqipërinë në një shesh lufte. Kështu, ajo nuk pati asnjë autoritet shtetëror, për tu bërë pjesë e asaj lufte, që solli pasoja katastrofike për vendin dhe popullin, që nuk mundi ti gëzohet pavarësisë së saposhpallur. Për mungesë të këtij autoriteti, Shqipëria nuk mundi të fitojë as reparacionet e dëmeve të luftës, ashtu siç u veprua me shtetet e tjera. Por një nga protagonistët negativë të historisë sonë, dhe armik i Shqipërisë, bashkëpunëtor i serbëve, Esat Pashë Toptani, i cili në emër të Qeverisë së Durrësit, pa e njohur legjitimitetin e saj, i kërkonte konferencës së Parisit privatisht për llogari të tij 50 milionë franga ari. Ky veprim shkaktoi reagim në qarqet e asaj kohe, të cilat gjetën rastin ta etiketonin dhe stigmatizonin, si “Sëpata e zezë e Abdul Hamidit”, “dhelpër dinake”, njeri pa skrupull që kërkonte të ndante Shqipërinë midis fqinjëve. Prandaj sot serbët shkojnë e bëjnë homazhe tek varri i tij, siç bëri para ca ditësh ministri i qeverisë së tyre Vulin.   Por, atë që nuk kanë mundur ta bëjnë sa duhet shqiptarët, e kanë bërë miqtë tanë të mëdhenj, të cilët i kanë dënuar veprimet e këtyre mostrave siç është Miss Edit Durham. Ajo e njihte mirë figurën e Esatit dhe e quan atë “njeri injorant, një relike e kohës së errët të Turqisë së vjetër”. Por kjo konferencë, do të bëhej dëshmitare edhe e një ngjarje të madhe, në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë së vendit tonë, që ka për protagonist ish. Presidentin e SHBA-ve, Woondrow Willson, i cili duke folur për të drejtat e vetëvendosjes së popujve, ngriti zërin për Shqipërinë. Por, kush e shpuri në atë qëndrim të prerë, për të mos e njohur traktatin famëkeq të Londrës, që kërkonte ta kancelonte Shqipërinë nga harta politike e Europës? Së pari, vepra e Skënderbeut dhe së dyti historia e popullit tonë, karakteri i pamposhtur, që krijuan bindjen e tij, i cili në këtë konferencë u shpreh prerë dhe qartë: “Unë votoj për Shqipërinë. Shqipëria është komb dhe di të bëjë shtet”. Por liria dhe pavarësia e dhunuar dhe e kërcënuar nga fuqitë e mëdha, si dhe nga hienat që silleshin rrotull Shqipërisë nuk erdhën aq lehtë deri në ditët e sotme.

U desh të kapërcehej edhe një ngjarje tjetër epokale, nga më të mëdhatë në historinë e njerëzimit, mbas shek. të 17-të, e cila për përmasat e mëdha të humbjeve njerëzore e materiale u quajt thertorja gjigante. Asnjë luftë në Europë nuk kishte qenë kaq mizore dhe me kaq shumë shkatërrime sa Lufta e Dytë Botërore. Paqja e vendosur pas Luftës së Parë Botërore ishte ngritur mbi një varrezë, siç ka thënë publicisti i njohur Uollter Laker. Ajo pati një kosto të barabartë me 4 trilion dollarë. Në këtë ndeshje të përbotshme, përballë makinës së madhe ushtarake të nazizmit gjerman, të fashizmit italian dhe militarizmit japonez, u vu blloku antifashist, Rusi-SHBA-Angli dhe disa shtete të tjera, ndër to edhe Shqipëria, që përbënin forcën morale e materiale të popujve. Futja e Shqipërisë në këtë luftë të përmasave epike, ishte një nga epopetë më të lavdishme që brenda ndërgjegjes së saj ishte mbrojtja e paqes, dinjitetit, lirisë dhe pavarësisë.    Duke u nisur nga këndvështrimet e historianëve shqiptarë dhe ata të huaj, për të përligjur kontributin e Shqipërisë në këtë luftë, ato janë pa emërues të përbashkët. Në konceptimet dhe konsideracionet e tyre, ata janë të ndarë për vetë rrjedhat e zhvillimit të saj, ngaqë palët si rezultat i mosmarrëveshjeve politike, për platformën e mëvonshme, mbas çlirimit që sanksionoi Kongresi i Përmetit. Por çarja e frontit nacional çlirimtar në dy kampe u bë menjëherë mbas takimit të Mukjes, pro-gjerman dhe kundër. Për bashkëpunimin e forcave ballisto-zogiste me pushtuesit, flasin edhe dokumentet e arkivave të huaja, të mbështetura në ditarë e kronika të zhvillimit të luftimeve apo takimeve të ndryshme me eksponentë të të dy palëve. Pavarësisht se udhëheqja komuniste që drejtoi forcat partizane devijoi plotësisht kursin, që çoi në vendosjen e diktaturës nga Enver Hoxha dhe mbështetësit e tij, kurrsesi nuk mund të errësohen sakrificat dhe humbjet njerëzore nga të dy krahët e politikës që ishin për një shtet demokratik të tipit perëndimor dhe jo për ndërtimin e komunizmit sipas vijës dhe praktikës sovjetike.   Por për këto e të tjera ngjarje e fakte, që do të sanksionojnë pa kontestime këtë ngjarje historike, më mirë tu lihet hulumtuesve, studiuesve e historianëve, që mbi baza historike e argumente shkencore të bëjnë një histori gjithëpërfshirëse e pa subjektivizma. Nëse do të vazhdojmë me konsideracione të paprincipta e me hedhje baltë pa hesap mbi çdo gjë që përbën vlerë kombëtare nuk do të bëhemi kurrë të besueshëm si dhe vetvetja, në ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë. Por nuk do të ishte e pranueshme që figura që kanë begraund negativ dhe të kontestueshme si Enver Hoxha, në të njëjtët pozita janë edhe Ahmet Zogu, Xhaferr Deva, Halil Alia etj., të cilët dashje pa dashje nuk mund të fshihen nga historia por as edhe të rehabilitohen për tu bërë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare. Të mohosh historinë e vendit tënd është hipokrizi, por mëkatet e njerëzve që nuk përbëjnë vlera, nuk duhet ti rëndojnë asaj. Kështu, politika shqiptare në procesin e pakthyeshëm të ndërtimit të shtetit demokratik, duhet ti nënshtrohet proceseve reformuese e ndërgjegjësuese, për të marrë më shumë përgjegjësi për misionin historik të ndërtimit të shoqërisë demokratike. Ajo që merr përparësi është gjetja e pikave të përbashkëta për bashkëpunim institucional në të gjitha nivelet, për të mos përsëritur gabimet e bëra nga keq qeverisjet e deritanishme që kanë sjellë pasoja shkatërruese në ekonomi, arsim, shëndetësi e mbi të gjitha në drejtësi.

Opozita që vazhdon të manipulohet dhe drejtohet nga shkatërruesi i vlerave historike të periudhës së tranzicionit, Sali Berisha, nuk mund të mbetet peng e papërgjegjshmërisë së tij. Njerëz të tillë, që kanë humbur çdo reputacion, prodhojnë pasionin për shkatërrim, që përbën rezervën nga ku ushqehen prirjet armiqësore, jo vetëm kundrejt të tjerëve siç ka ndodhur deri tani, por dhe brenda llojit. Opozita nuk duhet të qurravitet e të shkojë një më dy e në Bruksel për të zbrazur ankesat e për tu falur sikur të jetë faltorja e qafës Kulmakut në Tomorr. Ajo do të ishte mirë ti kthehet jetës parlamentare dhe misionit të saj oponent, për një demokraci funksionale e prosperitet demokratik. Fryma e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit, ndërpartiak e institucional pozitë-opozitë, do ti japë fund konfliktualitetit që festat jubilare të festohen së bashku, me popullin e jo si deri tani.

Previous Post

Një protestë pa Olldashin

Next Post

Ngjela kërkon mbylljen e bunkerit të komunizmit: Është vepër kineze

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ngjela kërkon mbylljen e bunkerit të komunizmit: Është vepër kineze

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.