Pas marrjes së informatave dhe pas verifikimit të tyre nga prokurorët në tërë territorin e Republikës së Kosovës, rezulton se nga 23 raste të raportuara, janë intervistuar 7 persona, 6 prej tyre janë liruar pasi që nuk ka pasur elemente të ndonjë vepre penale që lidhen me procesin zgjedhor, thuhet në njoftimin e KPK-së.
Ndërsa, ndaj një personi është iniciuar procedurë penale në drejtim të veprës penale “Pengim i procesit zgjedhor”, sipas nenit 217, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të përcjellë situatën deri në përfundim të procesit zgjedhor si dhe për çdo rast do të njoftojë opinionin.
Me këtë rast, Prokurori i Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këto zgjedhje.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















