• Latest
  • Trending
  • All

Mungesa e unitetit kombetar dhe kujt i intereson ajo!

19/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Mungesa e unitetit kombetar dhe kujt i intereson ajo!

19/09/2016
in Diaspora, SHQIPERIA, Vendi

Dinamikat e të ashtuquajturit lidership në Shqipërinë e sotme dhe strukturat politike

Nga Dr. Valbona Gjoni Karanxha

Një nga faktorët themelor për tu njëhsuar si komb është ndërgjegjsimi kombëtar. Me njehsim kombëtar nuk kuptojmë uniformitetin ligjor përpara shtetit, as nënshtetësinë shqiptare dhe të drejtat që na takojnë me Kushtetutë , aq më pak do të përmëndja këtu njohjen si shtet sovran, e drejtë të cilën kemi një shekull që e gëzojmë, megjithse të fragmentizuar.  Ndryshe nga shumë  shtete të cilat janë përzierje kulturash, etnish, gjuhësh, Shqipëria dhe Kosova, (jo trevat e tjera sepse ato jetojnë në shtete/territore me kombësi të përziera), njihen për një homogjenitet në gjuhë, etni dhe tradita. Kosova dhe Shqipëria janë pak a shumë të njëhsuara në tradita, gjuhë dhe kombësi, me përjashtim të minoriteteve të vogla. Kjo përbën bazën e shtetit komb, në se një i tillë do ekzistojë në të ardhmen.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

20/07/2021

 

Në këtë analizë do të diskutoj  disa  tema të cilat kontribuojnë në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Dua të theksoj se të dy shtetet si Shqipëria ashtu dhe Kosova kanë probleme uniteti dhe uniformiteti. Por mungesa e unitetit kombëtar në Shqipëri është pak më e dallueshme se ajo në Kosovë, për arsye se Kosova dhe Shqipëria kanë ndjekur trende të ndryshme të formimit të ndërgjegjes kombëtare në bazë të historisë sidomos këto  njëqind vjetët e fundit.

Për ata që nuk janë të mirë-informuar mbi dinamikat sociale brënda Shqipërisë, ne dukje, kombi  është mjaft homogjen. Shqipëria është shtet i formuar kryesisht nga shqiptarët të cilët përbëjnë nga 80 për qind të popullsisë.  Politikisht, gjithmonë e parë nga jashtë ose nga “lartë”, popullsia identifikohet me dy partitë kryesore në bazë të ideologjisë, dhe me partitë e tjera në bazë të komoditetit që ato i ofrojnë elektoratit, siç është rasti i LSI.

Normalisht kjo konsiderohet si pjesë e proçesit demokratik, por në fakt uniteti kombëtar ka ardhur dhe është dobësuar  gjithmonë dhe më shumë duke u nisur nga shtatëdhjetë vjetët e fundit e deri më sot. Pa u ndalur në koklavitjet gjeopolitike dhe ndërlikimet që rajoni ynë  paraqet në arenën  ndërkombëtare pjesë e së cilës duam të paraqitemi me dinjitet,  por që  aktualisht na mungon; fryma e mos-uniformitetit kombëtar dhe rreziku i zhdukjes si komb po përparon qetësisht dhe pa zhurmë,   por me hapa substancialë, dhe kjo jo më nga faktorë  të jashtëm, por për shkak të zgjedhjeve që shqiptarët kanë bërë politikisht, ekonomikisht këto njëzet e pesë vjetët e fundit. Duke ngritur zërin për drejtësi dhe mirqënie ekonomike dhe jo për “egalitarianizëm” ekonomik, polarizimi  i shoqëror po e përshpejton humbjen e identitetit  kombëtar pa e kuptuar.

Rrezik i largët por jo i pamundur

Ky argument është i kalibruar,  jam munduar të gjuaj nga larg, por megjithatë është i menduar mirë dhe jo i pamundur sidomos në një moment kur globi ndodhet në krize ekonomike, klimatike, dhe dominimi territorial zhvendoset herë pas here nga një zonë në tjetrën, ku etnicitete të tëra po zhduken dhe po krijohen antiteza sociale midis përparimit dhe dinjitetit njerëzor dhe luftës për dominim shpirtëror, ekonomik dhe politik  nga ana tjetër.  Nuk është për tu çuditur  fakti që shtetet formohen  shpërbehen, ndërtohen , dhe rindërtohen. Megjithse globalizmi dhe sheshimi apo njëhsimi (uniformiteti) ekonomik ishte qëllimi i përbashket këto njëzet vjetët e fundit, duket se përpjekja për zbukurimin e globit me petkun e përparimit dhe teknologjisë u sabotua nga  klasat të cilat dominojnë jetën politike dhe ekonomike duke krijuar polarizime stelare në rishpërndarjen e pasurisë publike, dhe duke praktikuar evazionet fiskale mbi atë private.  Kjo çoi në falimentimin e globalizimit, i cili u duk si ide gjeniale për tu dhënë impuls vëndeve në zhvillim, duke mbyllur hendeqet midis klasave, kur në të vërtetë përfituan disa sisteme, (si p.sh. rasti i Kinës), ose thjesht korporatat ndërkombëtare. Padrejtësia ekonomike (duke përfshirë edhe vëndin tonë) dhe fshehja  e kapitalit financiar nê vend të hedhjes së tij në treg për riqarkullim ishte një goditje e shpresës se ekonomisë globale.

Si rrjedhim, lufta për kontroll burimesh, territoresh krijoi një  vargan të pambaruar fantazmash që vërtiten nëpër kufinjtë e globit në kërkim  të një çadre për të futur kokën dhe  për të na kujtuar se mjafton vetëm një konflikt rajonal të  në të gjëndemi në të njëjtin pozicion. Të dhënat për transparencën, ( te njohura si shkalla e korrupsionit) tregojnë se pak janë ato vende ku ndiqen politika sociale dhe ekonomike në ndihmë të shtetasit.  Vëndet ku korrupsioni është i lartë janë të mbytura nga luftrat etnike, ndarjet,  fragmentizimet, copëzimet, dhe polarizimi shoqëror dhe ekonomik. Pra, politikat e drejta, zbatimi i tyre shkojnë dorë për dore me mirqënien dhe unitetin ndërkombëtar, ndërsa korrupsioni është bashkëudhëtar i varfërisë, standartit të ulët dhe si rrjedhojë e konflikteve, shkatërimit shoqëror dhe mungesës së unitetit kombëtar. Kur shtetasi nuk trajtohet me dinjitet, atëhere ai nuk e sheh më veten si pjesë e kombit, por kërkon të fitoj dinjitin e humbut gjetiu.

Kjo është një arsye përse uniteti kombëtar po zvetënohet jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Imoraliteti në politikë nuk qëndron vetëm në sjelljet private të politikanëve, por në impaktin që kanë zgjedhjet e tyre në mirëqënien e kombit, dhe kur shteti nuk njëhson qytetarin e tij, jo vetëm para ligjit, jo vetëm në politikat që propagandon por edhe ne planin ndergjegjsor, atëhere krijohet hendeku social, konfliktet, dhe luftë klasash, dhe përçarje të qëllimshme. Imoraliteti në politik është po aq  anti-kombëtar sa edhe shit-blerja e atdheut; ai vret individin, komunitetin dhe si rrjedhojë shkatërron, dhe copton unitetin kombêtar.

Ironikisht, ballkanizimi (coptimi) është term që qarkullon në diskursin politiko-juridik dhe ka për qëllim të shpjegoj ndarjen rajonale në copëzime të vogla territoresh në armiqsi me njëra tjetrën. Origjina e fjalës vjen nga vetë gadishulli Ballkanik dhe copëzimi i tij në shtete  të vogla në armiqsi të vazhdueshme dhe marrdhnie të brishta  konfliktuale. Duke u nisur nga perspekiva historike, avantazhi duket se nuk është nga ana jonë si komb, si një nga copëzat e ballkanizuara. Sot për sot ko-ekzistenca e sforcuar  (e sovraniteteve) në një territor mjaft të vogël me shumë grupe etnike, disa nga të cilët duket se kanë ndjenja superioriteti dhe qëllime expansioni në bazë dominimeve etnike, fetare, krijon tensione të vazhdueshme.  Nga ana tjetër, superioriteti  i fqinjëve në bazë të epersisë së tyre ushtarake  ndaj nesh, të mbështetur nga aleanca të krijuara me lojtarë të rëndësishëm ndërkombëtar të cilët kanë “juridiksion” (të heshur) në rajon shkakton pasiguri dhe vë shumë pikpyetje në rrëmujën tonë të brëndëshme, të cilën ne e quajmë shtet të falimentuar.

Prania e dominuesve kryesorë ndërkombëtarë në një territor të copëzuar,  me armiqsira të fosilizuara ku shpresat e kooperimit rajonal shtyhen nga Bashkimi Europian ne këmbim te fondeve, krijon dilemën se një konflikt i mundshëm në rastin e prishjes së pakteve ndërkombëtare, vë në pikëpyetje sovranitetin e Shqipërisë, tashmë me ushtri të reduktuar, dhe ekzistencën e vet Kosovës si shtet i pavaruar. Kjo mund të kthehet në një experiencë të hidhur në rast se grupe të caktuara politike apo edhe shtetet kyçe vendosin që NATO-ja tashmë e ka kryer misionin e vet mbas shpërbërjes së frontit komunist të lindjes.  Keto  insinuata e bejnë rrezikun nga jashtë më prezent por zgjojnë ndërgjegjsimin kombëtar

Sot për sot, mbase rreziku i një konflikti  (i ngjashëm më atë që shpërtheu me pak se njëzet vjet përpara në Kosovë) nuk është i dukshëm apo i mundëshëm, por jo i paimagjinueshëm. Gjeopolitika është proçes në vazhdim dhe jo më pak se dy vjet përpara Krimea na e mësoi në praktikë se si funksionon. Por në kohën moderne, ky rrezik nuk i atribuohet një cënimi të mundshëm të sovranitetit, por copëzimit të mëtejshëm në bazë të  rritjes  së planifikuar të minoritetve me qëllim që në një të ardhme të kthehen në mazhoritete, dhe në një rast të tillë duhen respektuar demokracitë përfaqsuese. Ruajtja nga  cënimi i homogjenitetit etnik dhe i modifikimit kuluror, megjithse tingëllon si përqasje “kombëtariste”  për një demokraci shumëkombëshe, për kushtet tona, dhe duke marrë në konsideratë “ballkanizimin” është problematik sepse cënon vet kombin, dhe i hap rrugë asimilimit  në një nga copëzimet e shumta ballkanoide.  Sipas faktve te CIA përqindja e shqiptarëve ne territorin e Shqipërisë është 82%, kombësitë ë tjera reth 15% përbehen nga, grek, romë, egjyptian, vlleh, maqedonas etj. Tradicionalisht, shqiptarët kanë qëndruar brënda kombësisë së tyre pak a shumë për sa i përket homogjenitetit, por kjo tashmë ka ndryshuar me imigrimin jashtë. Ajo që është më problematike është detyrimi i shqiptarëve për  tu larguar nga vendi, në shkëmbim të një jete më të sigurt.

Por po ta zgjerojmë këtë argument (ballkanizimin) brënda shtetit shqiptar  do shohim se kemi një ndarje të metejshme të popullsisë. Ky “ballkanizim”, apo ko-ekzistence armiqsore, nuk ka të bëj fare me ndarjet juridike rajonale brënda për brënda, dhe as me nën-ndarjet ligjore të territoreve të organizuara brënda vëndit. Ky copëzim konsiston në një shkallë ndërgjegjsore ku shqiptari nuk e konsideron veten pjesë të një ndërgjegje  kombëtare, përveçse asaj që sot për sot e identifikon ligjerisht si qytetar të Republikës se Shqipërisë, me simbol kombëtar flamurin e kuq me shqiponjë të zezë dykrenare.

Pra këtu është gjeneza e “ndarjes” së besnikërive. Me kë identifikohet shqiptari? Me krahinën, veri-jug apo geg-toskë, me qytetin, me rrethin, me elitat, me fenë përkatse, apo me vet kombin si bashkësi e njëhsuar.

A është i qënuri shqiptar i barabartë me të ndjerin  shqiptar në një sens  homogjeniteti, të njëhsuar dhe  të unifikuar?

Këtu fillojnë dilemat dhe dallimet kulturore, të cilat do t’i trajtoj më vonë sepse ato janê objekt diskutimi i mos-unitetit kombëtar dhe meritojnë konsideratë të veçante.  Në planin ndërgjegjsor, nuk ka asnjë lloj strategjie unifikimi dhe uniteti të cilat punojnë në favor të kombit.  Ose për të qënë më korrekt, uniteti  është sipërfaqsor,  pa substancë dhe bazohet në simbole në vënd të ndërgjegjes kombëtare. Të mos ushqejmë veten me iluzione se aktorët politikë të Ballkanit dhe gjetkë nuk dinë të lexojnë sjelljet tona duke filluar në shkallë zyrtate deri tek qytetari më i thjeshtë!  Kombëtarizmi ynë (fatkeqsisht deri tani)  nuk është veçse një fasadë, një petk imagjinar, simbolik, i cili sado që të duket në uniformitet nuk i mbulon dot përçarjen e brëndëshme dhe krizën e vazhdueshme.

Marre nga Bleta Shqiptare, me lejen e autorit.
Tags: edi rama
Previous Post

Kurc i shqetësuar për rritjen e radikalizimit islamik në Ballkan

Next Post

Lorik Jasharaj që e rrahu mjekun, thotë se ai merrej me telefon e jo me pacientë

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

by TheAlbanian.co.uk
20/07/2021
0

Arben Çokaj, Frankfurt am Main, Gjermani 19 korrik 2021 Gëzim Alpion, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” Bloomsbury: New...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Next Post

Lorik Jasharaj që e rrahu mjekun, thotë se ai merrej me telefon e jo me pacientë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.