Një 21-vjeçare në një provincë të Kinës pas një zënke me të dashurin, hipi në një ndërtesë të lartë për tu vetëvrarë. Ajo u ngjit zbathur në dritaren e pallatit ku jetonte dhe kërcënoi se do të vetëvritej, por për arsye që nuk dihen ndryshoi mendje.
Sapo hodhi hapin e parë për t’u futur në banesë, era e tradhtoi dhe e tërhoqi pas duke e hedhur në tokë. Ngjarja ka ndodhur pranë një stacioni autobusi, ndërsa kanë mjaftuar vetëm 2 sekonda që ajo të përfundonte në tokë ku dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.
Policia dhe emergjenca mbërritën, por ishte tepër vonë, vajza kishte vdekur.
Ndërkohë që policia e Kinës po heton për të mësuar detaje të mëtejshme të ngjarjes./Joq
















