• Latest
  • Trending
  • All

21 vjeçari nga Kosova rrëfen për sulmin në kinemanë e Viernheim-it

31/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

21 vjeçari nga Kosova rrëfen për sulmin në kinemanë e Viernheim-it

31/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme
Sulmuesi 19 vjeçar, ishte vrarë nga Policia me plumb në kokë në njërën nga sallat e kinemasë, para fëmijëve. Ndërsa, Policia kishte njoftuar se pengjet nuk ishin lënduar dhe se të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas vrasjes së sulmuesit, ishte bërë e ditur se arma e tij nuk kishte qenë e mbushur me plumba të vërtet. Organizatori i këtij sulmi kishte qenë me probleme mendore, ngjashëm si sulmuesi në Mynih, i cili kishte lënë të vdekur nëntë persona, tre prej të cilëve nga Kosova.

21 vjeçari nga Kosova, Guri Blakaj, shitës i biletave në këtë kinema, rrëfen për KosovaPress sulmin e 23 qershorit.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ai tregon se si me kolegët e tij e kishin parë sulmuesin, për të cilin kishin menduar se ishte maskuar për shaka, deri në momentin kur ai ishte afruar dhe kishte filluar t’i kërcënonte me armë.

Guri Blakaj së bashku me dy kolegët e tij, me kërkesë të sulmuesit ishin shtrirë në dysheme, ku kishte arritur që të shtypte alarmin për emergjencë, i cili nuk bën zhurmë, por vetëm alarmon Policinë.

“Ajo koleja ime dhe një koleg tjetër t’u nejt aty, as 5 minuta s’ka pas që jom kanë aty, edhe kqyrim nja 10 -15 metra ku shiten kupat, po e shohim një djalë, i ri, si i vogël, i shkurtë, me maskë edhe armë të madhe. Duke e pa edhe në fakt t’u mendu që është dikush i veshur kështu për hajgare, sepse zakonisht në kinema vinë për starëëars e filma të tjerë. Edhe t’u mendu që për hajgare është vesh. Tani u drejtua kah ne informacioni edhe me armë. Ajo kolegja ime u shqetësua edhe tha kqyre çka është kjo kështu, edhe na tre kolegët ia nisëm me u shtri në tokë edhe në fund erdh ai djali na kërcënoi, na tha shtrinu në tokë, edhe na tha rrini ashtu. Unë tani t’u e pa atë djalin qysh po sillet, u sill kah ne, e kqyra një moment që nuk është t’u na kqyr neve dhe e shtypa alarmin që është për emergjencë. Nuk është alarm me sirena që bën z hurmë, por është alarm pa zë, që alarmon Policinë menjëherë”, rrëfen Blakaj.

I shoqëruar nga sulmuesi, i cili e kishte kërcënuar me armë, Blakaj rrëfen se në momentin kur ishte duke mbyllur dyert kryesore të kinemasë, dy kolegët e tij, që po qëndronin tek informacioni, kishin ikur.

Blakaj thotë se sulmuesi nuk donte para.

Ai kishte kërkuar nga Blakaj që të shkonte lartë tek zyret, ku gjatë kohës sa ishte lifti duke u ngjitur, ishin dëgjuar të shtëna me armë.

Për orë të tëra, së bashku me shefin dhe dy kolegë të tij, 21 vjeçari nga Kosova, kishte qëndruar i mbyllur në zyrat e kinemasë, duke pritur intervenimin e Policisë.

“Tha hajde këndej kah kupat ku shesin, dhe e pyeta a don para, tha jo nuk dua para, veç bë çka të them unë edhe mirë është. Pastaj, vazhduam edhe pas një kohe ma bëri pyetje ku i keni zyrat, i thash lartë i kemi, a të shkojë, tha po shko lartë, prit um qitash vi. Shkova edhe aty kom prit në zyrë, aty e kisha edhe shefin, t’u prit me shefin edhe dy kolegë të tjerë erdhen pastaj. Në fakt në lift t’u shku lartë, dëgjova zhurmën e armëve automatike. Ai kolegu llagerist që është, erdhi lartë e na tha më ka gjujtë mua, po nuk më ka rrok”, rrëfen më tej Blakaj.

Sipas tij, Policia kishte arritur në kinema pas një ore, ndërsa, i tëri aksioni deri në vrasjen e sulmuesit kishte zgjatur rreth tri orë.

Aksioni i Policisë ishte zhvilluar pikërisht para fëmijëve, që po mbaheshin peng në sallë nga sulmuesi, i cili u vra me plumb në kokë.

“Pas një ore e pamë edhe Policinë Speciale duke hy brenda, e ne duke komunikuar me Policinë, t’u i thënë është kah salla 2-3, t’u i treguar Policisë, edhe Policia mas nja dy orë e pamë që hini tek salla 3 edhe e morëm informatën që e kishin vra agresorin para fëmijëve. Dikur erdh Policia edhe na shpëtoi”, tha Blakaj.

Blakaj rrëfen për frikën që kishte ndjerë gjatë kohës sa ishte duke bashkëbiseduar me sulmuesin, për të cilin thotë se nuk ka qenë aq brutal sa do të ishte një terrorist i ISIS-it.

Sjelljet dhe frika që shfaqte sulmuesi gjatë gjithë kohës, e kishin bindur Blakajn se ai ishte një i ri me probleme mendore.

“Unë në fakt duke komunikuar me të, u shihke që është i ri, edhe në fakt ka qenë 19 vjeçar,  edhe e shihsha që kishte më shumë frikë se unë. E kishte zërin shumë me frikë edhe e dallojsha që nuk është ndonjë terrorist, as para nuk dojke, kështu që s’ka pas tendencë për para, menjëherë e kam vërejtur që është psikopat, i sëmurë”, tha Blakaj më tej.

Kinemaja, në të cilin 21 vjeçari vazhdon të punojë, ishte hapur dy ditë pas sulmit, me masa të shtuara të sigurisë.

Rastin në kinema, Blakaj e njëjtëson me sulmin në Mynih, meqë sipas tij, të dy sulmuesit kanë qenë me probleme mendore, andaj, ai shprehet i lumtur, që rasti në Vierheim nuk kishte përfunduar si ai në Mynih, në të cilin kishin mbetur të vrarë nëntë persona, mes tyresh edhe tre të rinjë kosovarë.

“Pas këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur në Mynih, unë ndihem shumë i lumtur që kam shpëtuar nga ky rast, pasi ka shumë ngjajshmëri mes këtyre dy ngjarjeve. Të dytë kanë qenë njerëz me probleme psikike edhe kështu që ndihem i lumtur që kam shpëtuar nga ky rast, sepse ka mund të ndodhë edhe më keq, siç ka ndodhur edhe në Mynih”, thotë Blakaj.

Blakaj ka treguar se një rast i ngjashëm nuk kishte ndodhur ndonjëherë në kinemanë ku ai punon, madje për një të tillë nuk kishte informacion të ketë ndodhur as në ndonjë kinema në Gjermani.

Tags: albanianLushnja,Lushnje,policia,policia e Lushnjes,femra,minoren,i mitur,Merita Prosheva,Majlina Lena,
Previous Post

PD reagon për taksën prej 10 eurosh në Rrugën e Kombit

Next Post

Veterani i UÇK-së pjesë në përkujdesjen e demokracisë në Turqi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Veterani i UÇK-së pjesë në përkujdesjen e demokracisë në Turqi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.