Pas ngjarjeve tragjike te 21 janarit kur humben jetën katër shtetas te cilët ishin duke protestuar paqësisht dhe te paarmatosur, përpara godinës se qeverise, prokuroria e atëhershme me urdhër te kreut te saj, Inas Rama lëshoi disa urdhër arreste për pjesëtarë te gardës te cilët ne atë kohe dyshoheshin se kishin qëlluar ndaj protestuesve. Urdhër arreste te cilat u refuzuan te zbatohen nga autoritetet qe drejtonin policinë e shtetit te asaj kohe.
Ndërkohe, prokuroria ka filluar tashme hetimet për këtë episod, duke pyetur për rrethanat e ngjarjes dhe arsyet qe i çuan këta drejtues te mos zbatoni urdhrat e prokurorisë.
Ne seancën e pyetjeve ndaj tij, ish drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj, tha para prokurorëve se fletë arrestet ishin me lapsuse ortografike, ndaj nuk u realizuan arrestimet.
Për më tepër, Burgaj mësohet të ketë shtuar se për këtë çështje duhet të interesohej më tej drejtori i atëhershëm i Policisë së Tiranës, Saimir Muça.
Ndërsa Agron Kuliçaj, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të prokurorëve në lidhje me këtë çështje.
Kallëzimi për këtë çështje është kryer nga Ministria e Brendshme muaj më parë, por pavarësisht kësaj Prokuroria nuk kishte kryer asnjë veprim.
Lëvizjet e fundit të prokurorëve duket kanë ardhur edhe si pasojë e presionit, që erdhi në këtë 4-vjetor të 21 janarit, kur ministri i Brendshëm Tahiri deklaroi mosveprimin për kallëzimin ndaj ish-krerëve të Policisë së Shtetit.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















