Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s në kuadër të 20 vjetorit të bombardimit të forcave ushtarake serbe, akt ky që çoi në çlirimin historik të Kosovës.
Rama gjithashtu shprehet se vendimi i qeverisë më 26 dhjetor, për të pasur dogana të përbashkëta me Kosovën, e cilësuar si hapje e kufirit, pasi tashmë të gjithë shqiptarët që do të udhëtojnë në të dyja vendet, por edhe të huajtë, nuk do të përballen më me kontrollin e dyfishtë, do të jetë shënojë pikën kulminante në Vitin e NATO-s.
***
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur vitin 2019-të, vit të NATO-s në Kosovë.
Siç thuhet në një njoftim të Presidencës, këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur “pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën”.
“Populli i Kosovës do u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre” thuhet në komunikatë.
Intervenimi i NATO-s në Kosovë ndaj caqeve serbe kishte filluar më 24 mars 1999 dhe kishte zgjatur gjithsej 78 ditë.
















