• Latest
  • Trending
  • All

20 Shkurti, me kauza të njëjta dje dhe sot

20/02/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 31 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

20 Shkurti, me kauza të njëjta dje dhe sot

20/02/2016
in Lajme
Nga Dr. Ina K. Zhupa

Për shqiptarët data 20 shkurt ka aktin e madh të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe daljen nga greva të studentëve që bën të mundur të arrihej në këtë moment historik. Historinë e dimë të gjithë, por historia ka vlerë kur është aty për të na dhënë mësime për të tashmen dhe për të ardhmen. Kjo qeveri ka bërë festa dhe kremtime të mëdha për çdo datë të shënuar që lidhet me historinë komuniste, duke parakaluar edhe me portretin e diktatorit. Mirëpo nuk ka bërë asnjë aktivitet për grevën e urisë së studentëve që sollën një erë të re të marrëdhënies më pushtetin, një erë të re të qeverisjes së këtij vendi, sollën fundin de facto të enverizmit në këtë vend. Nuk dua ta lidh këtë “harresë” me nostalgjinë e tyre, nuk dua ta lidh me origjinën e tyre familjare sepse mund të jetë e vërtetë por gjithsesi nuk mund të jem i sigurt që lidhet me këtë.

Sot 25 vjet më pas ditës së rënies së bustit të Enver Hoxhës kemi disa gjëra që me siguri bihem dakort të gjithë. Fillimisht jemi të gjithë të sigurt që nuk jemi aty ku aspiruam të ishim, siç deshën ata të rinj luftuan fort për lirinë dhe demokracisë. Ata të rinj kishin ëndrrën e një demokracie, kishin ëndrrën europiane. Ne sot nuk jemi as demokraci dhe as një shtet anëtar i Bashkimit Europian.  Ne nuk jemi demokraci sepse tek ne qytetari nuk është në qëndër të sistemit politik, por pushtetari është në qëndër të sistemit politik. Sepse nuk kemi drejtësi, sepse kemi arbitraritet, sepse kemi pamundësi për të jetuar, sepse kemi dhunë psikologjike edhe fizike, sepse kemi korrupsion, sepse kemi mospërfillje të kërkesave tona, sepse kemi vendime antikombëtare, sepse askush nuk do të dijë për demosin (për popullin) që është thelbi i demokracisë. Ne nuk jemi anëtar i Bashkimit Europian dhe kjo nuk do shumë shpjegim sepse pseudo demokracitë nuk mund të futen në bashkimin e lirisë dhe demokracisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Pse u ngritën të rinjt dje dhe ku jemi sot? Ata të rinj nuk donin kultin e liderit, ne sot kemi një kryeministër që si në qeveri ashtu edhe në partinë e tij kërkon të ndërtoj kultin e liderit. Ata të rinj nuk donin politizimin e universitetit, ne sot kemi një kryeministër që bën politikë me problemet e universiteteve dhe që tenton të zgjas tentakulat shtetërore drejt kontrollit të universiteteve. Ata të rinj nuk i donin simbolet komuniste, monumentet komuniste sepse kujtonin vuajtjet pafund të viteve më të errëta të shoqërisë shqiptare. Ne sot kemi një qeveri që punon me dëshirën për të ringritur simbolet komuniste, bunkeri që ish të përndjekurit dogjën në dyert e ministrisë së brendshme është një nga simbolet që donin të rikthenin. Ndërkohë që në mes të Kavajës u hoq me dhunë policore, simboli i dy gishtave lart si simbol i protestave, simbol i grevës, simbol i rrëzimit të diktatorit. Sepse pavarësisht se ai simbol përdoret nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ai ka qënë simboli që në sheshin e mbushur plot kanë tërhequr bustin e diktatorit shqiptarët, ata që sot mund të votojnë majtas ose djathtas. Ata të rinj nuk donin që të vazhdonin të kishte të burgosur politik në burgjet e Burrelit, të Spaçit dhe kërkonin lirimin e tyre. Sot kemi një qeveri që ka krijuar “burgun ekonomik” për qytetarët e pamundur. Në atë kohë nëse thoje nuk ka patate ku jetojmë kështu, futeshe në burg sepse kishe folur kundër sistemit, kishe bërë propagandë negative dhe për këtë dënohesh. Ndërsa sot nëse nuk ke deklaruar një kile patate dhe je një biznes i vogël që kërkon të nxjerrësh bukën e gojës, qeveria parashikonte burgun për ty, sepse kështu nuk “bëhet shtet”. Burgu që mori jetën e shumë qytetarëve të pamundur, që nuk panë asnjë mundësi tjetër dhe nga turpi, nga dhimbja, nga pamundësia vranë veten. Ata vranë veten por në fakt vrasësi i vërtet ishte shteti që i shtyu në atë pozicion dhe që nuk bëri asgjë për qytetarët e vet. Ashtu si shteti i Enver Hoxhës që vriste qytetarët e vet ashtu edhe shteti i sotëm.

Gjyqet në kohën e komunizmit bëheshin me porosi të partisë dhe në emër të popullit kuptohet. Sot gjyqet bëhen po me porosi të partisë, dhe në emër të popullit po ashtu. Ku deputeti Armando Prenga lihet me detyrim paraqitje dhe pse bën terrorr me armë brenda në komisaritatin e policisë, edhe plangos persona në konflikt. Të enjten do ta shikojmë në parlament teksa vendos për ligjet në vend, shkelësi i ligjeve. Ku Edi Rama urdhëron që mos të zbardhet vendimi i gjykatës kushtetuese që do të çoj në heqjen e mandatit të deputetit të tij pasha të jugut Koço Kokëdhima. Ku është vendosur se do kemi 5% më shumë arrestime politike që do luftojnë korrupsionin. Deklaratë kjo e ministres Gjosha që tregon edhe njëherë që arrestimet bëhen me laps e me letër sipas përllogaritjeve të pushtetit. Njëlloj kur vinte letra nga Komiteti Qëndror me porosi të veçantë të Enverit. Të rinjtë e 1991 nuk shikon zgjidhje tek drejtësia dhe tmerroheshin nga sistemi gjyqësor i kontrolluar, të rinjtë sot përsëri vuajnë të njëjtën gjë.

Të rinjtë dje bënë eksodin masiv të largimit nga vendi, me futjen në ambasadë, me ato anijet e mbushura plot e përplot sepse këtu nuk shikonin dot asnjë mundësi për një jetesë më të mirë. Të rinjtë sot po bëjnë eksodin më masiv të largimit nga vendi mes kërkimit të azilit dhe llotarisë amerikane sepse këtu nuk shikojnë dot asnjë mundësi për jetësë më të mirë. Vendet e punës janë luks partiak dhe pamundësi për ti marrë me meritë. Megjithatë dembelizmi është problemi me papunësinë në vend sipas kryeministrit ndërkohë që ata ikin jashtë për të punuar sepse nuk punojnë dhe nuk jetojnë dot këtu normalisht.

Dhe këto janë vetëm një pjesë e kauzave të njëjta dje dhe sot të shqiptarëve por sidomos të të rinjve shqiptar. Flas për të rinjtë sepse ata janë shpresa e një vendi. Sepse ata reaguan dje dhe ata do të reagojnë edhe sot. Nëse heshtin të rinjtë, një vend nuk ka të ardhme. Edhe unë dua që Shqipëria të ketë të ardhme.

 

Politologe

 

Previous Post

Meta: Të ndryshojë ligji, koncensionet të kalojnë në Parlament, s’mund të vendosë Qeveria

Next Post

Shqipëria ndër katër vendët me të varfëra të Europës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shqipëria ndër katër vendët me të varfëra të Europës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.