• Latest
  • Trending
  • All

2 miliardë lekë për gjyqet e humbura në Strasburg

17/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

2 miliardë lekë për gjyqet e humbura në Strasburg

17/03/2015
in Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

38 vendime deri në 2014-n. Për 2015-n, vetëm një faturë është 8,1 mln euro

Në buxhetin e shtetit të vitit 2015 janë parashikuar 2 000 milionë lekë për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut në favor të shtetasve shqiptarë. Nisur nga interesimi i qytetarëve që pretendojnë kompensimin financiar për pronat e tyre, Ministria e Financave njoftoi dje se, në vitin 2015, deri ditën e djeshme, janë shlyer rreth 6902 mijë lekë dhe mbeten për t’u shlyer: një vendim në shumën 8,1 milionë euro ose 1,143,470 mijë lekë, i parashikuar në buxhet dhe një vendim tjetër në shumën 650 mijë lekë, i cili është në proces. Çështjet që trajtohen nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) janë kryesisht çështje dhe vendime që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave. Për sa i përket procesit të ekzekutimit të vendimeve që kanë të bëjnë me vendimet e GJEDNJ-së, deri dje, është ekzekutuar detyrimi financiar, tërësisht, për 38 prej këtyre vendimeve, ndërsa dy vendime janë në proces miratimi dhe ekzekutimi. Ministria e Financave sqaron se shteti shqiptar ka respektuar ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe, aktualisht, nuk ka vendime të papaguara apo që nuk janë në proces ekzekutimi. Për të gjitha vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në rast se pagesat e detyrimeve nuk kryhen brenda afatit 3-mujor nga data kur vendimet bëhen përfundimtare, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e kamatëvonesës, për çdo ditë vonesë. Deri në fund të vitit 2014, efektet e këtyre detyrimeve janë përballuar nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit. Sipas ligjit “Për buxhetin e vitit 2015”, për ekzekutimin e pagesave për detyrimet ndërkombëtare për vitin 2015, burimi i financimit do të jetë Fondi i Kontigjencës. Ndërkohë, në lidhje me një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, meqenëse vendimi ka dalë që vitin e kaluar, fondet për ekzekutimin e tij janë planifikuar në buxhetin e Ministrisë së Financave. Nën presionin e vendimeve të Strasburgut, qeveria ka krijuar një grup pune ndërministror, i cili po përgatit një plan për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave, duke krijuar një bazë të besueshme institucionet ndërkombëtare, me qëllim që të mos ketë kosto të papritura dhe të papërballueshme për buxhetin e shtetit. Shpenzimet për Kompensimin në Vlerë të ish-pronarëve për periudhën 2015-2017 parashikohen në masën 1.4 miliardë lekë në vit (nga të cilat 1 miliard lek janë të ardhura nga ALUIZNI). Ndërkohë që fatura e plotë është në proces llogaritjeje, buxheti i shtetit rëndohet gjatë vitit nga vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut, të cilat pothuajse në të gjitha rastet janë në favor të paditësit, me një efekt financiar të konsiderueshëm. Në këto kushte, rezulton imediate marrja e masave nga ana e Ministrisë së Drejtësisë në drejtim të rishikimit të skemës aktuale të kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe të finalizimit të një pakete masash konkrete që duhet të marrë dakordësinë e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut. Vendimet e Gjykatës së Strasburgut konsiderohen nga Financat si një nga rreziqet potenciale për moszbatimin rigoroz të buxhetit të vitit 2015.

Previous Post

Takimi BE-Shqipëri, eurodeputetja Macovei: Dekriminalizimi të nisë që në zgjedhjet lokale

Next Post

Konjufca: Gjykata Speciale sulmon luftën çlirimtare të UÇK-së

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Konjufca: Gjykata Speciale sulmon luftën çlirimtare të UÇK-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.