Ndonjëherë më pak është më shumë.
Një model i ri bluze nga Calvin Klein u shit me shpejtësi, edhe pse në fakt koleksioni nuk i lë shumë vend imagjinatës.
Bluza nudo u paraqit në Javën e Modës në Nju Jork.
Koleksioni i vjeshtës përmbante bluzën që ekspozon në mënyrë të tejdukshme pjesën e gjoksit dhe të barkut.
Por pavarësisht kësaj, bluza që kushton rreth 2 mijë dollarë, është shitur me shpejtësi.
Disa komentues ironizojnë se njerëzit kanë blerë një palë mëngë për 2 mijë dollarë.





























