“El Gordo” është lotaria më e pasur në botë. Plot 2.38 miliardë euro do të shpërndahen për fituesit. Kjo lotari organizohet në Spanjë dhe hidhet çdo fundvit.
Për vitin 2019, bileta më me fat është ajo me numrat 26590. Hedhja e lotarisë u transmetua live në televizion mëngjesin e së dielës. Shifra më e madhe fituese është 400 mijë euro.
Por ka edhe shumë çmime të tjera më të vogla, përveç çmimit të lartë. Struktura e kësaj lotarie është e organizuar në mënyrë që të ketë sa më shumë fitues.



















