KALLXO.com mësoi për këtë shpenzim pasi kërkoi nga Zyra e Kryeministrit të ketë qasje në shpenzimet e Ministrisë për Dialog që prej krijimit të saj në fund të vitit 2014.
Nga shpenzimet që kjo ministri ka bërë, shihet edhe shuma prej 198 eurove që shkoi për blerjen e rrobave të shoferit.
Këto rroba të shtrenjta për veshjen e shoferit të kabinetit, ishin blerë gjatë vitit 2015.
KALLXO.com edhe më herët ka shkruar për shpenzimet që bëhen nga zyrtarët e qeverisë por edhe institucioneve tjera.
Muaj më parë zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Gjergj Dedaj ishte pajisur nga një telefon Samsung s6 me vlerë prej 630 eurove nga zyrtarët e kësaj ministrie.
Edhe Gjykata Themelore në Mitrovicë gjatë dhjetorit kishte blerë një telefon me vlerë 995 euro, mirëpo kur është pyetur nuk ka treguar se për këtë është blerë telefoni i shtrenjtë dhe as çfarë marke ka ai.






















