Vajza 12 vjeçare momentalisht gjendet në klinikën shtetërore në Shkup. Këta dy tragjedi kanë ndodhur gjatë vikendit, më saktësisht ditën e shtunë rreth orës 18:00 në dalje të Kumanovës, një vajzë 12 vjeçare ka vendosur që të hedhet nga kati i tretë i ndërtesës ku ajo jeton. “Me dëmtime të rënda në kafazin e krahërorit, me thyerje të këmbës së majtë ka kërkuar ndihmë vajza 12 vjeçare në kirurgjinë e fëmijëve në Shkup”, informojnë nga MPB, transmeton Zhurnal.
Sipas fqinjëve ende është e paqartë se pse vajza 12 vjeçare ka vendosur që të kërcen nga kati i tretë, disa thonë se banesa nuk ka pasur ballkon dhe kështu ajo e ka humbur barazbeshën dhe ka rënë në tokë, ndërsa disa tjerë thonë se fatkeqësia ndoshta ka të bëjë me ndonjë motiv emocional. Ndërkoh rasti tjetër ka të bëjë me një vajzë 19 vjeçare nga fshati Mateç i Kumanovës.
Kjo vajzë ka lindur një foshnje dhe e ka hedhur në shportën e mbeturinave dhe më pas e ka hudhur në lum. Policia e Kumanovës ka dalur në vendet e ngjarjeve dhe po heton rastet.
https://www.youtube.com/watch?v=zYGSVhCroE4?feature=oembed&w=640&h=360























