Një 19 vjeçar nga Roma me pushime në Ponza të Italisë për pak sa nuk ka rrezikuar jetën teksa festonte përfundimin e maturës dhe mbylljen e provimeve.
I entuziazmuar që më në fund ishte çliruar nga ankthi i provimeve ai kishte vendosur të ndizte një zjarr të madh me librat e maturës në tarracën e shtëpisë si dhe të pinte disa gota.
Por për fat të keq ai nuk e ka shijuar dot zjarrin e ndezur pasi ka rënë nga çatia. Fatmirësisht ai ka shpëtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.














