Autoritetet gjermane në qarkun Wesermarsh të Gjermanisë më 17 gusht kanë arrestuar dhe më pas kanë dëbuar një shqiptare të moshës 15-vjeçare, pa vullnetin e saj dhe pa njoftuar prindërit e saj.
E mitura ka banuar tek miqtë e prindërve në Gjermani. Më 1 gusht ajo kishte filluar studimet në një shkollë. Këshilli i refugjatëve ka kritikuar ashpër autoritetet gjermane duke e vlerësuar si sjellje të pamëshirshme ndaj të rinjve.
Ata i kanë bërë thirrje qarkut për t’ia lejuar asaj kthimin në Gjermani dhe vazhdimin e shkollimin, shkruan albinfo.ch
Megjithatë zëdhënësja nga autoritetet e imigracionit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Ajo tha se dëbimi nga Gjykata Administrative në Oldenburg dhe Gjykata e lartë Administrative në Lüneburg e kanë shpallur këtë vendim si të ligjshëm.















