Një rrezik i madh që po i kanoset njerëzimit dhe sidomos të rinjve janë rrjetet sociale, ekspertët dhe psikologët janë shumë të shqetësuar se çfarë po ndodh me varësinë ndaj tyre.
E këtë gjë e ka treguar më së miri një ngjarje e rëndë që ka ndodhur. Një adoleshente i ka dhënë fu nd jetës, pasi nuk ka marrë aq pëlqime sa duhet në rrjetet sociale.
15-vjeçarja, Ruby Seal u fiksuar aq shumë pas Snapchat-it aq sa nisi të vuante nga çrregullimet mendore, derisa i arriti deri aty sa ti jepte fu nd jetës.
Ajo është gjetur pa jetë nga motra e saj binjake. Nëna e saj 42-vjeçare, Julie ka thënë:
Ajo u tërhoq dhe u izolua në botën virtuale gjithmonë e më shumë, mbyllej në dhomën e saj, duke kërkuar pëlqime, përgjigje për problemet e saj nga njerëz që nuk mund t’i jepnin.’’
Në llogarinë e saj në rrjetin social janë gjetur edhe dy mesazhe, që ajo u ka nisur miqve të saj, ku u tregonte se do i jepte fun d jetës, por asnjëri prej tyre nuk e ka marrë seriozisht sepse nuk i kanë kthyer përgjigje.