Një nga aktivistët e shoqërisë civile, Eljan Tanini ka denoncuar në blogun e tij personal punimet që po bëhen për restaurimin e Tyrbes së Kapllan Pashës në Tiranë, një monument kulture.
Tanini pyet: “Suvatim apo Restaurim? Ngjyrosje skenografike? Llaç, stuko apo shtresë mermeri mbi Tyrben? Kjo ndërhyrje, është e njëjta bojë me atë që ngjan sot Kulla e Sahatit të Tiranës? Apo patinim kundër ujit? Shihni shigjetat e kuqe”, – shkruan ai.
Tyrbja e Kapllan Pashës është një varr monumental i administratorit të Tiranës gjatë periudhës osmane i ndërtuar në shekullin e 19, një monument kulture i kategorisë së parë.
















