• Latest
  • Trending
  • All

140 vende në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, Ambasadori i BE zbulon detaje

19/01/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

140 vende në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, Ambasadori i BE zbulon detaje

19/01/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Lajme, SHQIPERIA

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca foli për revistën ekonomike “Monitor”, duke prekur disa çështje të rëndësishme për vendin tonë. Së pari, ai deklaroi lajmin se në 17 shkurt, në Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel, do të jenë pjesëmarrës 140 vende dhe organizata.

Soreca shprehet se do të ftohen edhe organizata, institucione financiare, sektori privat dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin nga tërmeti. “Komisioni Evropian ka njoftuar një angazhim të parë prej 15 milionë eurosh për nevoja të rimëkëmbjes, dhe i ka ofruar Shqipërisë të organizojë një konferencë të donatorëve për të mobilizuar burimet financiare bazuar në raportin e PDNA-së.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Jam i lumtur të njoftoj se konferenca do të zhvillohet më 17 shkurt, në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel. Do të ftohen më shumë se 140 vende, organizata ndërkombëtare, institucione financiare ndërkombëtare, sektori privat dhe përfaqësues të shoqërisë civile në nivelin më të lartë. Unë jam shumë i vetëdijshëm që një numër i madh familjesh ende jetojnë në tenda dhe janë në rrezik për shkak të sezonit të dimrit. Prandaj, Komisioni Evropian ka dislokuar një ekspert të reagimit ndaj emergjencave në Shqipëri për të ndihmuar për mbikëqyrjen e nevojave humanitare të popullatës së prekur”, tha Soreca.

Ambasadori, ndonëse thotë se është herët për të folur për ndikimin që do të ketë në ekonomi tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, shprehet se në zonat e prekura, gjatë këtij viti pritet të ketë ngaldalësim në disa sektorë të ekonomisë. “Shqipëria është në procesin e përfundimit të vlerësimit të nevojave pas tërmetit. Është shumë herët për të arritur në përfundimin se sa do të preket ekonomia e përgjithshme.

Ajo që pritet është se në zonat ku tërmeti pati goditjet kryesore, sektorët e prodhimit dhe shërbimeve, veçanërisht turizmi, do të preken negativisht gjatë vitit 2020. Kjo është e pashmangshme. Sidoqoftë, këto efekte negative do të kompensohen pjesërisht nga programi i rimëkëmbjes. Por, përsëri, është shumë herët për të arritur në përfundimin se në çfarë mase do të materializohet kjo”, thotë Soreca. Megjithatë, duke folur për trendin pozitiv të ekonomisë shqiptare, ambasadori i BE këshillon që në sektorin e turizmit të bëhet kujdes i veçantë.

“Për sa i përket rritjes, Shqipëria ka mbajtur një rritje shumë pozitive në tre tremujorët e parë të vitit 2019. Parashikimi i vjeshtës i Komisionit Evropian, i cili u botua në nëntor, para tërmetit, parashikoi një rritje të përgjithshme ekonomike prej rreth 3% të PBB-së gjatë vitit 2019. Rritja e parashikuar është ruajtur gjerësisht gjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2019. Një fushë për të cilën unë mendoj se do të duhet kujdes i veçantë është sektori i turizmit, që është bërë një pjesë qendrore e ekonomisë shqiptare”, shprehet ai.

Duke folur për negociatat, Luigi Soreca shprehet se procesi nuk po ngadalësohet. Sipas tij, drejtuesit e Komisionit Europian mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për nisjen e procesit të negociatave. “Më lejoni të theksoj se përparësia dhe ritmi i dhënë për adresimin e temës së zgjerimit nga BE-ja nuk po ngadalësohet, aspak. Presidentja Ursula von der Leyen dhe Komisioneri i ri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, e kanë bërë shumë të qartë që në fillim se angazhimi ynë për perspektivën e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i palëkundur dhe i pandryshuar.

Viti 2020 do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për Evropën Juglindore dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian do të propozojë përmirësime të metodologjisë ekzistuese të zgjerimit, ndërsa zgjerimi duhet të diskutohet nga Këshilli Evropian në mars. Ndërkohë Presidenca kroate po planifikon një samit shumë të rëndësishëm në Zagreb në maj, i cili do të pasohet nga miratimi i Raportit Vjetor të Komisionit Evropian”, thotë Soreca.

Duke folur në të njëjtën linjë, Soreca shprehet se në krye të agjendës së integrimit është funksionimi i sistemit të drejtësisë. Ai thotë se SPAK dhe BKH, së bashku me institucionet e tjera të drejtësisë, duhet të vihen në punë sa më parë. “Dua të theksoj gjithashtu se në diskutimet për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të Bashkimit Evropian, ka një mirëkuptim shumë të gjerë në institucionet e BE-së dhe Shtetet Anëtare që mbështetja financiare evropiane për Ballkanin Perëndimor është e një rëndësie maksimale politike dhe strategjike.

Pra, dera është e hapur dhe përparësi për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet shtesë që mbeten për të bërë për t’i bindur Shtetet Anëtare – që do të thotë, përqendrimi tek arritja e reformave. Për shembull, në krye të agjendës së integrimit në BE janë: të kenë institucione kryesore si SPAK dhe BKH plotësisht funksionale, pasja e një Gjykate Kushtetuese funksionale, miratimi i akteve nënligjore të mbetura për mbrojtjen e pakicave, miratimi më në fund i një reforme zgjedhore që adreson plotësisht rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, ndërsa vazhdohet dhe mundësisht forcohet më tej lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ai.

Previous Post

Arratisje masive nga burgu, 75 persona kishin hapur një tunel nëpër qeli

Next Post

Miqësi me yjet botërore, naftë, diamante/ Si e vodhi pasurinë e vendit gruaja më e pasur e Afrikës

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Miqësi me yjet botërore, naftë, diamante/ Si e vodhi pasurinë e vendit gruaja më e pasur e Afrikës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.