• Latest
  • Trending
  • All

Anglezët: Ja çfarë pamë tek Ambasada Shqiptare

06/02/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Anglezët: Ja çfarë pamë tek Ambasada Shqiptare

06/02/2016
in Lajme

Koncertet, e titulluara “Notes on Albania”, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptare me famë botërore,  Ermonela Jaho, Inva Mula, Saimir Pirgu, Arlinda Morava, Genc Tukici dhe shumë të tjerësi Alda Dizdari, Marjela Cingo, dhe mbi të gjitha vendosja e bustit krenar të Skëndërbeut bënë një jehonë të madhe tek populli anglez i cili u habit me thesarët kulturore dhe historike që fsheh ky vend. Kjo bëri që shumë anglezë të kishin kureshtje për të mësuar për Shqipërinë.

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Rudina HOXHA

28 Nëntor, 2012! Në Londër, Ambasada Shqiptare  feston 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, sipas mënyrës së saj origjinale.  Pikërisht në adresën 113 Inverness Terrace, Ë26JC, shumë vetë, kryesisht shqiptarë, janë mbledhur për të përuruarvendosjen e bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. “Ky prej sot do të jetë vendi juaj, tempulli juaj i nderit kombëtar, do të jetë faltorja juaj. Duajeni, respektojeni, kthehuni herë pas here, frymëzohuni dhe reflektoni për identitetin tuaj. Bëhuni britanikët më të mirë të këtij vendi, por jini edhe shqiptarët më patriotë në botë.” Kështu do ti drejtohej midis të tjerash, Ambasadori shqiptar në Londër dhe njëkohësisht iniciatori i vendosjes së këtij busti, Z. Mal Berisha pjesëmarrësve të shumtë në atë shesh, në atë ditë të ftohtë nëntori.

Në këtë qytet me një kulturë dhe histori të madhe, kjo ngjarje e rëndësishme do të ishte vetëm një nga kulminacionet e shumta të punës së kësaj ambasade e cila brenda një periudhe 4 vjeçare (2012-2015) bëri një mrekulli duke e transformuar Shqipërinë në një vend më të njohur dhe më të afërt për popullin anglez të cilët më së shumti kishin lexuar për Shqipëtarët e krimit dhe të drogës. Ambasada do të mirëpriste rregullisht aktivitetet e Shoqatës Anglo-Shqiptare  duke i afruar dy vendet edhe më tepër.

Koncertet, e titulluara “Notes on Albania”, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptare me famë botërore,  Ermonela Jaho, Inva Mula, Saimir Pirgu, Arlinda Morava, Genc Tukici dhe shumë të tjerësi Alda Dizdari, Marjela Cingo, dhe mbi të gjitha vendosja e bustit krenar të Skëndërbeut bënë një jehonë të madhe tek populli anglez i cili u habit me thesarët kulturore dhe historike që fsheh ky vend. Kjo bëri që shumë anglezë të kishin kureshtje për të mësuar për Shqipërinë. Një prej tyre ishte edhe Lordi Britanik, Robert  Maclennan i cili në fillim të shtatorit të shkuar do të merrte rrugën drejt Shqipërisë si për të na kujtuar shtigjet ku kishte shkelur Lordi Byron afro dy shekuj më parë. Lordi Maclennan i Rogartit u mahnit nga peisazhet plot ngjyra të Shqipërisë si dhe nga arkaeologjia dhe historia e lashtë e Shqipërisë. Në përfundim të kësaj vizitë një-javore, Lordi arriti në përfundimin: “Europa di shumë pak për Shqipërinë.” Sot Lordi do ta pranojë se Ambasada Shqiptare bëri shumë në drejtim të njohjes së Shqipërisë në Britaninë e Madhe e më gjërë. “Mal Berisha ishte një ambasador i shkëlqyer. Ai ishte gati të diskutonte zhvillimet në Shqipëri në mënyrë të plotë dhe të sinqertë. Unë mendoj se Shqipëria nuk është njohur sa duhet nga Europa dhe Ambasada Shqiptare dhe Z. Mal Berisha në veçanti bënë gjithshka që mundën në këtë drejtim. Unë isha shtatorin e shkuar në Shqipëri. Dua të vij përsëri. Shpresoj që t’i ruaj marrëdhëniet me Z. Berisha,” tha Lordi.

Pra, Shqipëria filloi të njihej nga arti i saj.

Shumë nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të jetës britanike dhe të komunitetit shqiptar në Angli të cilët patën mundësinë të bashkëpunojnë ngushtas me këtë ambasadë e pranojnë se ishte e pamundur të mos tregoje vëmendje ndaj saj duke marrë parasysh aktivitetet e  shumta të organizuara aty përfshirë ato të Shoqatës Anglo-Shqiptare.  Ajka e jetës politike, të biznesit dhe artit anglez do të ishin shpesh të pranishëm në këtë Ambasadë. Arsyeja?  Kjo Ambasadë i kishte vënë detyrë vetes të promovonte Shqipërinë duke përdorur mjetet e veta më efikase: Kulturën, artin dhe pasurinë shpirtërore shqiptare. Dhe ja doli.

John Hodgson, përkthyes i librave të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, do të thoshte se Ambasada u bë një strehë për aktivitetet e Shoqatës Anglo-Shqiptare. “Ambasadori Berisha ishte shumë i përzëmërt dhe bujar cka ndikoi shumë në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe,” tha ai.

Në fakt, Ambasada Shqiptare dha shembullin se si mund të zhvillohet dhe të çohet në një stad tjetër diplomacia në përgjithësi dhe ajo kulturore në veçanti duke lënë rrjedhimisht pas një trashëgimi të çmuar: dy statuja të heroit tonë kombëtar, Skëndërbe, të ngritura përkatësisht në Londër më 28 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe njënë fshatin Arbëresh Munxhufuni (Itali) më 4 gusht 2013, të dyja me iniciativën personale të tij.

Dhe këto ishin “shenja” të forta.  Sir Noel Malcolm, Presidenti  i Shoqatës Anglo-Shqiptare, pranon se kjo ambasadënë përgjithësi dhe Z. Mal Berisha në veçanti lanë shenjë në Londër. “Gjatë gjithë kohës që shërbeu në Londër, ai vazhdimisht kërkoi mënyra të reja për të shfaqur një imazh pozitiv të Shqipërisë,” thotë Malcolm. Sipas tij, “Kjo nuk përfshiu vetëm kontaktet me zyrtarët, organizatat dhe biznesmenët britanikë të cilët mund të kishin shfaqur interes ndaj Shqipërisë por edhe tërheqjen e vëmendjes së një publiku më të gjërë dhe padyshim, promovimin e anëtarëve të tjerë të komunitetit diplomatik në Londër.”Gjithashtu, sipas tij,  Ambasadori Berisha i dedikoi mjaft kohë dhe energji njohjes me Diasporën Shqiptare në Angli e cila gjithmonë vlerësoj lart  tek Z. Mal Berisha  ndjenjën e patriotizmit që e karakterizon atë si dhe diplomacinë kulturorë të mprehtë që ai zhvilloi.

Kështu sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, e cila ka qënë pjesë e koncerteve të organizuara nga Ambasada, nxjerr në pah atë që Z. Berisha ka bërë për të ngritur lart imazhin e Shqipërisë në botë. “Tek Z. Mal Berisha kam gjetur gjithmonë një bashkëatdhetar të vërtetë që ka qënë gjithmonë i gatshëm dhe i përkushtuar për të ndihmuar dhe çuar përpara emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Angli dhe kudo në botë. Mungesa e tij do të ndihet! Urojmë që ambasadorët e tjerë që do të ndjekin të vazhdojnë punën e mirë të nisur nga parardhësit e tyre,” thotë Jaho.

Pikërisht kultura shqiptare, e shpalosur në të gjitha dimensioned e saj nga Ambasada Shqiptare në Angli, me anë të rreth 150 aktiviteteve të ndryshme, e mahniti edhe Roxanna Panufnik, kompozitoren e njohur britanike, e cila bëri disa kërkime mbi muzikën shqiptare për realizimin e pjesës “Vjeshtë në Shqipëri” (pjesë e “Katër Stinët e Botës”). “Periudha gjatë së cilës Z. Mal Berisha shërbeu në Londër ka lënë pas një trashëgimi të gjatë të vlerësimit të kulturës shqiptare – sidomos muzikës nëpërmjet koncerteve publike që ai vuri në Londër dhe interesit mediatik që ai nxiti.,” thotë Pamufnik e cila e pranon se është frymëzuar shumë nga ajo që ka mësuar dhe parë në Shqipëri falë  Z. Berisha që mundësoi edhe një udhëtim të saj në Tiranë për të realizuar një bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Televizionit Shqiptar.

Në fakt, i gjithë ky udhëtim 4-vjeçar i Ambasadës Shqiptare në  Britani e bëri edhe më të larmishme historinë e bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Atë që nuk e bëri askush nga zyrtarët e shtetit shqiptar, në vlerësimin e punës dhe arritjeve të kësaj ambasade dhe Z. Berisha në veçanti,  e bëri Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Z. Nicholas Cannon, i cili në një intervistë ekskluzive së fundmi, do të thoshte shumë në pak fjalë. “Ambasada dhe Z. Mal Berisha e ngritën  profilin e Shqipërisë në Londër.”

Po aq shkurt, shkrimtari anglez, Adam Yamey i cili i njojti shqipëtarët qënë vitin 1975 kur vizitoi Prizrenin për herë të parë,  do të thoshte: “Kushdo që vendosi për emërimin e Mal Berishës në Londër, bëri një gjë të madhe për Shqipërinë.”

 amb londeramb londer1

Previous Post

“Bomba” e Kastriot Myftarajt: Të hetohet vetëvrasja e Ardian Klosit. Ishte një rit masonik

Next Post

Mesazhi prekës i babait: Si ma vrau vajzën pas 3 muajsh martesë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Mesazhi prekës i babait: Si ma vrau vajzën pas 3 muajsh martesë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.