• Latest
  • Trending
  • All

PËRSE BRITANIA NUK DO TË DALË NGA BE-ja

01/06/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

PËRSE BRITANIA NUK DO TË DALË NGA BE-ja

01/06/2015
in Lajme

ARBEN MANAJ
Në varësi të vendndodhjes dhe largësisë gjeografike nga ishulli, ndërvarësisë, sidomos ekonomike me Britaninë, por edhe impaktit që ka një dalje e mundshme e vendit nga BE-ja, apo edhe çmimi eventual i qëndrimit të mëtejshëm të Londrës në të, shpjegohet deri diku, interesi ndaj ecurisë së negociatave të Kryeministrit Cameron me homologët e tij me influencë në Europë.

Fitorja bindëse e të djathtëve në zgjedhjet e fundit britanike i ka dhënë Kryeministrit konservator një kartë shumë më të madhe negociuese për reformat që ai kërkon të realizohen brenda Unionit, me qëllim që të shmanget, jo vetëm mbajtja e referendumit, por mbi të gjitha, që qeveria t’u kërkojë PO-në  votuesve krahas Laburistëve që janë pro qëndrimit të mëtejshëm të vendit në familjen europiane.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Siç kuptohet edhe nga blici i fundit diplomatik i Cameron, sidomos në Berlin, lokomotivën e prosperitetit ekonomik europian, duket se ka një ndërgjegjësim që përkthehet në gatishmëri për të bërë marrëveshje me Londrën për të shmangur të paimagjinueshmen; daljen e një vendi kaq të fuqishëm nga BE-ja, në rast se çështja shkon në referendum pa reformat e kërkuara.

Dhe në referendum, në të atilla rrethana, një Zot e di si vete votimi, që në rastin e një JO-je, mund të krahasohet me hapjen e “Kutisë së Pandorës” për Europën siç e njohim sot.

Do të ishte e papërfytyrueshme që Bashkimi Europian të rrezikonte në një bast të tillë me Britaninë që do e bënte “Grexitin” ose daljen e Greqisë nga BE-ja një teshtimë, krahasuar me patologjinë terminale të një “Brexiti”, siç njihet përndryshe ndalja e Britanisë nga BE-ja.

Andaj them se Cameron ka të gjitha shanset që të marrë atë që kërkon, çka është shumë më e kapërdishme dhe më e leverdishme për çdo shtet veçmas, e të gjitha vendet anëtare së bashku, që të mos përjetojnë një tërmet nepalez.

Por çfarë kërkojnë britanikët nga Europa?

Më konkretisht; më shumë kompetenca për të bllokuar ligje të padëshirueshme të BE-së, alternativën për të mos aplikuar parimin e një unioni gjithnjë e më të ngushtë, aftësinë për të bërë më shumë marrëveshje tregtare me vendet e Azisë dhe Shtetet e Bashkuara, lirinë dhe imunitetin nga ndërhyrjet e panevojshme të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, opsionin për të vendosur kontrolle më të ashpra emigracioni, e ajo që u intereson shqiptarëve dhe ballkanasve, më shumë kontrolle nga Londra për të ndaluar valë të mëdha emigrimi nga vendet e reja që mund të futen në Bashkimin Europian në të ardhmen.

Duke u nisur nga kjo e fundit, gjasat janë se Cameron do marrë koncesione nga Brukseli, jo vetëm për kuotat e emigrantëve që do mund të vijnë në ishull pas hyrjes zyrtare në BE të këtyre vendeve, por edhe forcimin e kritereve për anëtarësime të reja, që gjithsesi kanë pak gjasa që të mundësohen brenda katër viteve të ardhshme të jetëgjatësisë politike të qeverisë aktuale të drejtuar nga David Cameron.

Dhe nëse ndodh një gjë e tillë s’do mend që kjo nuk përbën lajm shumë të mirë për Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante për në BE.

Thuajse të gjitha çka kërkon Cameron janë të bëshme dhe Brukseli nuk ka shanse të mos plotësojë shumicën dërmuese të kërkesave edhe pse do ketë kundërshtime për çështjen e përfitimeve të ndihmave sociale, siç mund të jetë rezistenca nga Polonia, për shkak të numrit të jashtëzakonshëm të polakëve të emigruar në qytetet britanike.

Ndërkohë, britanikët për herë të fundit kanë votuar në një referendum 40 vjet më parë, pikërisht në 1975 për Tregun e Përbashkët çka nënkupton se asnjë britanik që sot është poshtë moshës 58-vjeçare nuk ka shprehur opinionin e tij për një temë kaq të rëndësishme, si anëtarësimi i vendit të tyre në BE.

Të kujtojmë se në 1975-n Britania dhe Europa ishin shumë më ndryshe nga sot, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht.

Britania ishte më e varfër dhe me një rekord shumë më të ulët treguesish ekonomikë që nga inflacioni e deri te papunësia. E ndërsa sot Britania ka një papunësi në shifrën 5.5 për qind krahasuar me 11.4 për qind në vendet e Eurozonës, ndërkohë që në Spanjë p.sh. 58 për qind e të rinjve janë të papunë dhe marrin ndihma sociale, numri i të rinjve të papunë në Britani po bie çdo muaj.

Qendra financiare e Londrës, City of London, sot është shndërruar në lokomotivën e industrisë së shërbimeve financiare në shkallë globale, e cila ka shkaktuar xhelozi në Frankfurt e Paris, ndaj duan ta dëmtojnë e dobësojnë sa të mundin këtë qendër financiare, e cila faktikisht nuk konkurron me këto të fundit sesa me Nju Jorkun, Tokion e Singaporin, si hub financiar.

Por jo vetëm Britania është ndryshe, por edhe Europa nuk është si në vitet ’70, kur ishin pjesë e Luftës së Ftohtë dhe qendër e madhe vendimmarrje politike e motor i zhvillimit ekonomik të botës, ndërkaq që era e globalizmit ka sjellë fuqi të reja në lojë, si Kinën e Indinë apo vende të tjera si Australia, Zelanda  Re dhe Kanadaja.

Pa folur pastaj për krizën në eurozonë dhe kriza e borxhit grek që ka dëmtuar jo vetëm financat europiane, por edhe imazhin e Unionit si një pol ndikues në çështjet e mëdha të botës politiko-ekonomike.

Janë të gjitha këto elemente që shtojnë shanset që Londra zyrtare të marrë çfarë kërkon dhe për pasojë, qeveria britanike të dalë me opsionin e PO-së përpara britanikëve, duke shuar shanset që Britania të dalë nga BE-ja dhe vetë BE-ja të mos përjetojë Armagedonin e saj.

Bashkimi Europian është krijuar faktikisht prej dy mrekullish; paktit franko-gjerman dhe anëtarësimit të Britanisë në Union dhe prishja e njërës prej tyre do të thotë pashmangshmërisht fundin e asaj që njihet sot si BE ose shfytyrimin total të saj deri në mosnjohje ose mosekzistencë.

Kur Brukseli trembet aq shumë nga një “Grexit” dhe po injekton miliarda në një vend që është praktikisht “fundi i kavallit” në ekonominë e politikën europiane, ua lë ju të imagjinoni se ç’mund të ndodhë, nëse një nga kontribuuesit më të mëdhenj të arkës financiare të Unionit i thotë atij bye-bye!

Këtë çmim, Europa e Gjermania e Merkelit nuk mund ta paguajnë, ndaj shanset janë për kompromis, ku të gjitha palët veçse fitojnë, pasi konservatorët britanikë në thellësi të shpirtit dhe zemrës, por edhe xhepit, nuk do duan të ikin nga BE-ja, në fund të fundit.

E ndërsa kërkohet që gjërat të mos bëhen të nxituara, gjasat janë se reformat e kërkuara mund të dakordohen përpara 2017-s, kur ishte planifikuar zyrtarisht referendumi britanik, kjo për faktin se Franca dhe Gjermania në atë vit janë në vit zgjedhor për presidentin dhe kancelarin e radhës.

Previous Post

Letra prekëse e 14-vjeçarit drejtuar Ramës: Ju lutem, kthejeni babin në punë

Next Post

Nikoliq me uniformë ushtarake në kufi me Kosovën: “Jemi gati”!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Nikoliq me uniformë ushtarake në kufi me Kosovën: “Jemi gati”!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.