• Latest
  • Trending
  • All

1133 fëmijë të vrarë në Kosovë, 3372 në Bosnjë – Nga Enver Robelli

13/01/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

1133 fëmijë të vrarë në Kosovë, 3372 në Bosnjë – Nga Enver Robelli

13/01/2023
in Aktualitet

Këto nuk janë shifra abstrakte. Pas këtyre shifrave gjenden emra fëmijësh. Kaq fëmijë u vranë nga agresorët serbë në Bosnjë dhe në Kosovë në vitet ‘90, por ky kapitull i errët nuk është temë në opinionin serb në Serbi dhe në Bosnjë. Rasti tragjik dhe i dënueshëm në një fshat në Shtërpcë, ku mbetën të lënduar dy të rinj serbë, është shembull tipik se si propaganda serbe keqpërdor një incident për nevoja të politikës ditore. Janë së paku tri raste të vrasjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës të cilat nuk janë ndriçuar kurrë nga autoritetet serbe. Për familjet e Nebi Nuhiut (i rrëmbyer në vitin 2000), Dashnim Hajrullahut (i vrarë në vitin 2005) dhe Isuf Azizit (i vrarë në vitin 2009) nuk ka drejtësi.

Le t’i mbetet drejtësisë ta gjejë të vërtetën se çfarë ndodhi këto ditë në një fshat të Komunës së Shtërpcës. Gjithsesi është tragjike që nga sjellja e papërgjegjshme e një pjestari të FSK-së mbetën të plagosur, fatmirësisht lehtë, dy të rinj të përkatësisë etnike serbe dhe shtetas të Kosovës. Përdorimi i armës nga një person zyrtar përherë duhet të jetë akti final dhe jo mjet për hapjen e rrugës kur ajo është e bllokuar. Po të përdoreshin armë për heqjen e kolonave me vetura në Veternik, atëherë kjo pjesë e Prishtinës qëmoti do të ishte fushëbetejë e kasaphanë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Reagimi i shpejtë i autoriteteve të Kosovës që çoi në arrestimin e të dyshuarit për plagosjen e dy të rinjve serbë meriton lëvdatë. Sipas nënës së njërit prej të plagosurve, i biri i saj është qëlluar nga një plumb qorr, i cili ka devijuar nga asfalti ku është shkrepur nga dorasi i dyshuar. Nëse është e vërtetë, kjo e relativizon ngjarjen, por nuk e shfajëson krejtësisht të dyshuarin. Por në deklaratën e dytë nëna e viktimës tani tregohet “e bindur” se bëhet fjalë për tentim vrasje.

Reagimi i palës serbe ishte i pritshëm. “Već viđeno”, do të thuhej në serbisht. U aktivizua mekanizimi i propagandës duke pretenduar se “fëmijët serbë” u qëlluan me armë me synimin që të vriten. Pastaj rrëfimi u zgjerua duke theksuar se ky nuk është rast i izoluar, por, ja, kështu qënka jeta e përditshme e serbëve “nën terrorin shqiptar”. Në frontin e parë si përherë janë mediat me revolver të Beogradit, ato që prej vitesh kanë përvojë në vrasjen e njerëzve me fushata linçuese, pastaj zyrtarët e regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiç, krerët e Listës Serbe në Kosovë, huliganë të mediave sociale, të ashtuquajtur liberalë që kur është fjala për urrejtje ndaj shqiptarëve shpesh duan t’ia kalojnë Vuçiçit.

Krejt kjo fushatë propagandistike synim qenësor ka zhvleftësimin e së vërtetës dhe rrotullimin e fakteve. Nuk e ka sulmuar armata e serbizuar jugosllave Slloveninë, por Sllovenia Jugosllavinë, thuhet në qarqet nacionaliste serbe që nga viti 1991. Nuk e kanë pushtuar forcat serbe një të tretën e territorit të Kroacisë, por serbët janë mbrojtur nga “zullumi i ustashëve kroatë”. Nuk e kanë sulmuar terroristët serbë me uniforma Sarajevën, por vetëm i kanë mbrojtur kodrat nga sulmet e gueriljes urbane boshnjake, e cila, siç njoftonin mediat rrenacake serbe në vitet ‘90, fëmijët serbë po ua hedh luanëve në Kopshtin Zoologjik të Sarajevës.

Kjo propagandë tenton të mohojë atë që dihet dhe është e dokumentuar: në Bosnjë-Hercegovinë gjatë luftës u vranë 3372 fëmijë, shumica boshnjakë. Prej tyre 711 gjatë rrethimit të Sarajevës. Pala boshnjake përmend shifrën prej 1601 fëmijësh të vrarë në Sarajevë, por këtë s’ka arritur ta dokumentojë me emra. Në Kosovë mes 1600 të zhdukurve në luftë janë edhe 100 fëmijë. Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës janë vrarë 1 mijë e 133 fëmijë. A është dëgjuar ndonjë politikan serb të flasë për këtë kapitull në Kosovë dhe në Bosnjë? Jo. Përtej një numri të vogël të pjestarëve të shoqërisë civile në Beograd, pjesa dominuese e shoqërisë serbe as nuk është e gatshme t’i dënojë krimet, as t’i nxjerrë para gjyqit fajtorët për krime ndaj civilëve.

Se çfarë qasjeje ka Serbia ndaj viktimave shqiptare, tregojnë këta tre shembuj nga Lugina e Preshevës.

Më 2 shkurt 2000 në Preshevë u nxor nga shtëpia dhe pastaj u rrëmbye me forcë Nebi Nuhiu, pronar i një pike karburantesh dhe biznesmen i njohur i atij rrethi. Vajza e tij të nesërmen u deklaroi gazetarëve se rrëmbimin e babait të saj e kanë kryer “katër djem trupmëdhenj mes moshës 20 dhe 30-vjeçare”. Ata erdhën te pika e karburantit rreth orës 14:00 me një “Mercedes” me targa të Vranjës dhe me një “Audi”. Gjysmë ore pas rrëmbimit, kriminelët kërkuan 110 mijë marka. Nëse familja nuk i sjell ato para, ata do ta vrisnin Nebi Nuhiun, kështu u kërcënuan ata. Dy orë më vonë e lejuan Nebi Nuhiun të flasë me familjen. Po atë mbrëmje familja arriti të sigurojë 70 mijë marka dhe t’ua dorëzojë kriminelëve diku “para Vladiçin Hanit”, por Nebi Nuhiu nuk u lirua. Që nga atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Inspektorët e policisë së Vranjës nuk e kanë kryer punën e tyre, madje njëri prej tyre është arrestuar nën akuzën se e ka detyruar Nebi Nuhiun t’i japë para. Edhe pak ditë bëhen 23 vjet që kur Nebi Nuhiu u rrëmbye.

Më 2005 forcat ushtarake serbe vranë fëmijën 16-vjeçar, Dashnim Hajrullahu, gjoja për shkak se ai po tentonte të kalonte kufirin nga Presheva në Maqedoni. Kriminelët që kryen këtë akt të llahtarshëm nuk u nxorrën kurrë para drejtësisë.

Më 22 maj 2009 persona të panjohur vranë këshilltarin komunal të Preshevës dhe biznesmenin e njohur Isuf Azizi. Vrasësit nuk u zbuluan kurrë. Propaganda serbe ka tentuar të përhapë gënjeshtrën se inxhinieri Isuf Azizi është vrarë nga shqiptarët, pasi paskësh qenë dëshmitar i krimeve të shqiptarëve në Kosovë. Një pjesë e bizneseve të tij e ka selinë në Prishtinë. Për familjet e Nebi Nuhiut, Dashnim Hajrullahut dhe Isuf Azizit nuk ka drejtësi.

© KOHA

Previous Post

Chollet në Beograd bën thirrje për dialog për propozimin franko-gjerman

Next Post


Joseph: Marrëveshja Kosovë-Serbi, me njohje reciproke, mund të arrihet gjatë këtij viti

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post


Joseph: Marrëveshja Kosovë-Serbi, me njohje reciproke, mund të arrihet gjatë këtij viti

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.