”Tani e tutje, nxënësit e këtyre shkollave kanë mundësi që mësimin teorik nga klasa ta përforcojnë me punën praktike dhe eksperimente konkrete nëpër kabinete”, ka thënë Komuna.
Komuna e Prishtinës falënderon mësimdhënëset dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre të palodhshëm në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, si dhe është e përkushtuar për sa më shumë investime të tilla që ndikojnë direkt në lehtësimin e punës së tyre në këtë drejtim.























