Në njoftimin e publikuar në uebfaqe të KRPP-së thuhet se operatori ekonomik (OE) që dëshiron të jetë pjesë e këtij procesi të prokurimit duhet t’i përmbushë kërkesat mbi përshtatshmërinë në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-042, Neni 65. Zyra e Prokurimit ka kërkuar nga OE një dokument nga Administrata Tatimore e vendit të themelimit të kompanisë, e cila dëshmon se kompania nuk është në vonesë për pagimin e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit para datës së publikimit të njoftimit të kontratës, si dhe një dokument i lëshuar nga gjykata kompetente që vërteton se operatori ekonomik i përmbush “kërkesat e përshtatshmërisë”.
Ky dokument duhet të jetë i lëshuar së paku deri në tremujorin e fundit para datës së publikimit të njoftimit të kontratës.






















