Sipas një komunikate për media në Kosovë, dhuna në baza gjinore vazhdon të mbetet mjaft e përhapur. Vetëm në vitin 2014, 41 përqind e grave dhe vajzave janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në familje, ndërsa 68 përqind kanë përjetuar dhunë në familje gjatë tërë jetës së tyre. Tutje, 64,1 përqind e grave dhe e vajzave në Kosovë kanë qenë të ngacmuara seksualisht, të paktën një herë gjatë jetës së tyre.
“Prandaj, për të ngritur zërin kundër dhunës në baza gjinore, RrGGK organizon marshin ‘Nuk Ka Arsyetim!’. Gjatë marshit, pjesëmarrësve do t’iu shpërndahen letra në të cilat do të këtë citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë. Citimet janë të marra nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime do të vendosen në rrethojat e Qeverisë/Kuvendit të Republikës së Kosovës në formë instalacioni ku për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë”, thuhet në njoftim.






















