Sipas tij, bojkoti i komunitetit serb ka ardhur si rezultat I mungesës së dialogut në mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
Ai thotë se në rast se nuk mund të arrihet dialog në mes të dy palëve, atëherë gjasat për tensione janë të mëdha.
“Bojkoti ka të bëjë me mungesën e dialogut në mes serbeve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe kjo është ajo që duhet të adresohet dhe çka duhet të insistojmë që përmes dialogut të sillen situatat e caktuara.. nëse nuk ka dialog mund të vijnë tensione të caktuara që mund të jenë të mëdha”, tha ai.
Ai ka thënë se roli i serbëve do të duhej të ishte më ndryshe nga ai siç ka qene deri më tani. Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë sipas tij, nuk duhet të merreshin me çështjen e statusit por me statusin e serbëve të Kosovës.
Ai tha se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk do të duhej të ishte kusht i Listës Serbe, por obligim i Qeverisë së Kosovës.
“Unë mendoj që ky nuk është një kusht serioz por detyrim i qeverisë së Kosovës që të bëjë diçka në këtë drejtim”, tha ai.






















