Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edmond Spaho, jashtë sallës së parlamentit, tha për mediat se nga fjala e deputetit Eduard Shalsi pamë që maxhoranca qëndron në po ato pozita për ligjin e mbetjeve, duke e konsideruar se “është ligj i fjalës së fundit”.
Në këto kushte ne vendosëm të largohemi”, tha Spaho.
Gjithashtu, ai akuzoi shumicën se në mënyrë të njëanshme ka tërhequr dekretin e Presidentit nga kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit, i miratuar më parë.
“Dekreti është nxjerrë në mënyrë të njëanshme nga rendi i ditës i seancës së sotme. Maxhoranca e tërhoqi dhe meqë nuk i ka votat bën akrobacira të tilla. Ne do te vazhdojmë të kërkojmë që në Shqipëri të mos ketë import plehrash, derisa ky ligj të rrëzohet”, deklaroi Spaho.






















