“Kam qenë gjithnjë i bindur se duhet shkurajuar abuzimi me çdo lloj substance dhe nuk jam dikush që beson se legalizimi do të ishte zgjidhja. Mënyra më inteligjente është ta trajtojmë përdorimin e marihuanës si çështje të shëndetit publik ashtu siç bëjmë me cigaret dhe pijet alkoolike”, tha Obama.
Një opinion të ngjashëm Obama e kishte shprehur edhe më parë, por në intervistën e fundit ai kujtoi se ndryshimi i ligjeve federale mbi marihuanën nuk është një akt që një president mund të bëjë i vetëm.
Sipas tij, klasifikimi i këtyre substancave bëhet në mënyrë legjislative ose përmes Drug Enforcement Administration, agjencia federale që merret me rregullat mbi substancat narkotike.





















