Policia në Serbi mbrëmë ka gjetur 54 qytetarë të Sirisë dhe një palestinez në Komunën Merosina. Ajo është në kërkim të shoferit të furgonit në të cilin janë gjetur emigrantët.
Furgoni “reno trafik” me targa të huaja, është gjetur pa shofer ka thënë policia transmeton PTC.
Të gjithë këta shtetas të huaj thuhet se kishin hyrë në Serbi nga Maqedonia.
Shtetasit e huaj kishin kërkuar azil dhe janë dërguar në qendrën e strehimit, dhe 43 persona janë duke u ndjekur penalisht për kundërvajtje ka thënë policia dhe se janë në duke vazhduar kërkimet intensive për shoferin e furgonit.
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/ne-nje-furgon-ne-serbi-gjinden-emigrant-ilegal-26817/#sthash.iChteEsK.dpuf















